Ahmataj dhe dy lojtarët dalin sot në stërvitje me Luftëtarin, klubi bën gjestin ofendues – CNA
Connect with us

Sport

Ahmataj dhe dy lojtarët dalin sot në stërvitje me Luftëtarin, klubi bën gjestin ofendues

Publikuar

-

Situatë paradoksale ajo që ka ndodhur sot në  seancën e parë stërvitore për skuadrën e  Luftëtarit që pas ndeshjes së fituar kundër Kukësit në fundjavë.

Trajneri Ahmataj dhe futbollistët Aleksi e Xhekson janë paraqitur në stërvitje, por drejtuesit e klubit i kanë larguar, duke bërë thuajse zyrtar “divorcin” mes palëve.

Të tre të pezulluarit e dy ditëve më parë ishin paraqitur rregullisht para ambienteve të stadiumit duke iu bashkuar ekipit në rrugëtimin e tyre drejt fushës së Derviçanit ku kryejnë stërvitje gjirokastritët.

Sipas “SuperSport”, me mbërritjen atje, të treve u është komunikuar zyrtarisht me anë të një shkrese nga klubi masa disiplinore që është marrë ndaj tyre, me pezullimin dyjavor e kësisoj u është bërë e qartë që nuk duhej të ishin të pranishëm në vijimin e stërvitjes e cila u drejtua nga Jovan Mihajloviç, trajneri i portierëve, pasi edhe ndihmësi Neritan Novi është mes të pezulluarve.

Të tre janë larguar nga ambientet stërvitore, duke përgatitur tashëm me siguri edhe lamtumirën e tyre përfundimtare nga Gjirokastra ku duket se janë të padëshiruar  edhe pse ishin ndër kontribuuesit kryesorë për të siguruar mbijetesën në këtë sezon në Superiore.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Tirana po iu bie sërish nga Kategoria, “Fanatics” marrin vendimin e papritur

Publikuar

-

By

Pas mungesës në derbi, dhe refuzimit nga ana e klubit në ndeshjen me Kastriotin, për të paguar që tifozët të ishin në stadium, tashmë “Tirona Fanatics” kanë vendosur të ndjekin skuadrën, në transfertën e fundit këtë sezon.

Tirana luan në Laç ditën e dielë javën e parafundit të kampionatit, dhe nëpërmjet një postimi në Facebook, tifozët ultras shprehen se përkundër marrëzive qesharake të Refik Halilit, ata do të jenë në Laç për emrin e madh të Tiranës.

POSTIMI I TIRONA FANATICS

TE DIELEN NE LAC!

Tirona ka nevoje per tifozet e saj, ne cdo kohe, e erret apo e arte qoft ajo!

Tifozet e Tirones, Fanatics jane pjese e pandashme e historise se sportklubit perkunder marrezive qesharake dhe pretendimeve te ish presidentit…

Ne do te jemi ne lac, VETEM PER EMRIN E MODH TE TIRONES!

LEXO TE PLOTE

Sport

Tronditet Kombëtarja, Thomas Strakosha humbet sërish grumbullimin

Publikuar

-

By

Fati i keq vazhdon të jetë me Thomas Strakoshën. Gardiani kuqezi ka qenë një nga më të dalluarit këtë sezon me skuadrën e Lacios, duke bërë paraqitje fantastike me kryeqytetasit, ku edhe shpesh herë ka qenë vendimtar në kampionat.

Strakosha ishte i vetmi futbollist te Lacio që nuk kishte humbur asnjë minutë, deri në momentin kur u dëmtua në tendinën e Akilit.

Ky dëmtim i pësuar pak javë më parë, nuk ishte shumë serioz me Strakoshën që mungoi një ndeshje për të mos rrezikuar më shumë ndërkohë që në finalen e Kupës u rikthye në fushë por me injeksione.

Kjo ka bërë që të pësojë një dëmtim më të rëndë dhe tashmë ka humbur edhe grumbullimin në Kombëtare.

Sipas “Supersport”, Strakosha nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjet ndaj Islandës dhe Moldavisë që luhen pas pak javësh për shkak se i duhen disa javë riaftësim.

Vendin e tij në ekipin kombëtar do ta zërë portieri i Laçit, Gentian Selmani.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Zgjidhet goli më i bukur i sezonit në Angli/ E pësoi ekipi kampion (video)

Publikuar

-

Goli i anësorit të Crystal Palace, Andros Townsend, kundër kampionëve të Man. City, është zgjedhur si më i bukuri këtij sezoni në Premier League.

Futbollisti i skuadrës së “Shqiponjave” shënoi të dytin në fitoren befasuese të miqve në “Etihad Stadium”. Kjo ishte hera e vetme që skuadra e trajnerit Guardiola humbi në shtëpi. 10 golat më të bukur u përzgjodhën nga tifozët dhe një panel ekspertësh futbolli.

Mes atyre më të pëlqyer ishte gjithashtu dhe finalizimi i Eden Hazard në derbin e Londrës kundër West Ham, si dhe goli i Vincent Kompany që firmosi fitoren e Manchester City kundër Leicester e që i hapi rrugë titullit kampion.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet19:44 - 21 Maj, 2019

Skandali i videos në”Ibiza”/ Kancelari i Austrisë përballë votës së mosbesimit

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votë mosbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm...

Aktualitet19:26 - 21 Maj, 2019

QUINT: Zgjedhjet në veri të Kosovës të qeta, por me problemet e së kaluarës

QUINT-i, ku bëjnë pjesë Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe e SHBA thotë se në komunat me shumicë serbe shqetësues...

Aktualitet19:02 - 21 Maj, 2019

Presidenti Trump kërcënon Iranin me asgjësim

Për shkak të konfliktit mes Uashingtonit dhe Teheranit, situata në rajonin e Gjirit aktualisht është shumë e tensionuar. Tani Presidenti...

Aktualitet18:55 - 21 Maj, 2019

Kongresi nderon familjen e shqiptaro-amerikanit Harry Bajraktari

Një flamur që valoi një ditë mbi kupolën e Kongresit amerikan, iu dhurua veprimtarit shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari. Kjo ishte pjesë...

Aktualitet15:27 - 21 Maj, 2019

Shqipëria nuk duhet të ketë Akademi Shkencore

Profesor dr. Dritan Spahiu ka reaguar sot me një shkrim lidhur me çështjen e Akademisë së Shkencave në Shqipëri. Spahiu...

Aktualitet15:20 - 21 Maj, 2019

Skandali i Ibiza-s në Austri/ Sebastian Kurz përballet me votëbesim

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votëbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm ekstremist...

Aktualitet14:26 - 21 Maj, 2019

Frika nga një luftë e padëshiruar

Presidenti amerikan, Trump e kërcënon Iranin me asgjësim. Njerëzit në Iran kanë frikë nga shpërthimi i një lufte aksidentalisht. Atmosfera...

Aktualitet12:22 - 21 Maj, 2019

Integrimi drejt BE-së/ Hahn: Maqedonia e Veriut duhet të shpërblehet

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn në konferencën e bisedimeve ekonomike të Vienës, “Perspektiva e re për Maqedoninë e...

Aktualitet22:30 - 20 Maj, 2019

Korrigjimi i kufijve/ Thaçi: Nuk do të lejojmë të preket territori i Kosovës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka sqaruar idenë e tij për korrigjimin e kufijve. Në studion e emisionit “Open” ai...

Aktualitet18:43 - 20 Maj, 2019

Humbën mbrëmë në Theth/ Gjenden turistët e huaj

Janë gjetur sot, tre turistët anglez, të humbur mbrëmjen e djeshmë në Theth. Ata ishin duke eksploruar zonat turistike malore...

Aktualitet16:55 - 20 Maj, 2019

Bllokohet 2.3 ton qumësht pluhur në Divjakë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 2.3 ton qumësht pluhur dhe 21 ton vaj palme në Divjakë. Sipas njoftimit të...

Aktualitet16:31 - 20 Maj, 2019

Anullohen fluturimet ajrore drejt Italisë, ja shkaku

Të gjithë pasagjerët të cilët kanë prerë biletat për të udhëtuar nesër drejt Italisë, duhet ta shtyjnë fluturimin e tyre...

Aktualitet15:40 - 20 Maj, 2019

“Linda 4 fëmijë, burri s’më donte se nuk bëja djalë”/25-vjeçarja rrëqeth me historinë e saj

Edhe pse është vetëm 25 vjeçe, ajo është nëna e katër fëmijëve, tre vajzave dhe një djalë. Vajza nga Tirana...

Aktualitet21:28 - 19 Maj, 2019

Përfunduan zgjedhjet e jashtëzakonshme në veriun e Kosovës

Rreth 24 mijë e 600 votues nga rreth 58 mijë të regjistruar, apo 4 apo mbi 42 për qind e...

Aktualitet18:15 - 19 Maj, 2019

Amerikanët dhe talebanët shkëmbejnë akuza për situatën në Afganistan

Talibanët dhe zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë akuzuar njëri-tjetrin në median sociale, për veprime kundër vendosjes së paqes në Afganistanin e...

Aktualitet14:37 - 19 Maj, 2019

Danas: Pushteti aktual i Serbisë do ta njohë Kosovën

Gazeta e Beogradit “danas” përmes një ankete të zhvilluar me qytetarë në Serbi, ka ardhur në përfundim se pushteti aktual...

presidenti i shba, donald trump presidenti i shba, donald trump
Aktualitet12:42 - 19 Maj, 2019

Alabama ndalon me ligj abortin/ Trump: Jam pro jetës

President i ShBA-së, Donald Trump ka reagaur gjithashtu lidhur me ndalimin e abortit që është bërë në shtetitn e Alabamës,...

Aktualitet09:51 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet, Kosova pengon Gjuriçin/ Serbët mbushin qendrat e votimit

Sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Veri të Kosovës. Zgjedhje kanë nisur të qeta që në...

Aktualitet08:25 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet në Veri të Kosovës/ Nis votimi

Procesi zgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës, ka filluar në orën 07:00 ashtu siç ishte paralajmëruar. Aty votoi...

austria ne zgjedhje te parakoheshme austria ne zgjedhje te parakoheshme
Aktualitet21:59 - 18 Maj, 2019

Video-skandali i zv.Kancelarit/ Kryeministri austriak thërret zgjedhjet e parakohëshme

Kancelari austriak Sebastian Kurz bëri thirrje për zgjedhje të parakohëshme pas dorëheqjes së zëvendës kancelarit, që i dha fund koalicionit...

Aktualitet19:44 - 18 Maj, 2019

Iu zbulua lidhja me rusët/ Dorëhiqet zëvendës kancelari austriak

Zëvendës kancelari i Austrisë Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën. Vendimi vjen pasi dy gazeta gjermane, “Der Spiegel” dhe “Sueddeutsche...

Aktualitet16:44 - 18 Maj, 2019

Sherefedin Shehu thirrje demokratëve/ “Mos u bëni viktima të udhëheqësve pa princip”

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu në një postim në rrjetet sociale ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të përfaqsuesve...

Aktualitet14:34 - 18 Maj, 2019

Zyrtarit serb i ndalohet hyrja në Kosovë

Zyrtari serb, Marko Gjuriçi, edhe pse ka paralajmëraur më herët se do të vizitonte Kosovën në kuadër të zgjedhjes së kryetarëve...

Aktualitet12:57 - 18 Maj, 2019

Videoja që skandalizoi Austrinë/ Zëvendëskancelari jep dorëheqjen

Pas skandalit me publikimin e videos, zëvendëskancelari austriak, Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën. Kancelari Sebastian Kurz e pranoi dorëheqjen...

Aktualitet10:24 - 18 Maj, 2019

Shkëmbimi i territoreve/ Ish-deputeti tregon se çfarë ka premtuar Vuçiç

Ish-deputeti i PS-së, Tritan Shehu ka shkruar sot lidhur me aspiratën serbe për shkëmbim territoresh. Sipas Shehut, bashkëautorët e shkëmbimit...

trump thirrje kosoves dhe serbise trump thirrje kosoves dhe serbise
Aktualitet08:58 - 18 Maj, 2019

Dëbimi i emigrantëve të rinj/ Gjykata Federale e Apelit “rrëzon” Trumpin

Sipas një vendimi të Gjykatës Federale të Apelit, administrata Trump ka vepruar në mënyrë “arbitrare dhe kapriçioze”, kur kërkoi që...

Aktualitet10:48 - 17 Maj, 2019

Ndryshimi i ligjeve të imigracionit/ Trump, i thotë jo Lotarisë Amerikane

Presidenti amerikan Donald Trump paraqiti të enjten planin e tij për reformimin e sistemit të imigracionit, duke thënë se do...

Aktualitet08:31 - 17 Maj, 2019

Fushata e shtrenjtë elektorale e zgjedhjeve europiane në Itali

Zhurma elektorale mund të kushtojë shumë. Pak para zgjedhjeve europiane është duke e provuar Italia: Zëvendëskryeministri Salvini gjëmon kundër rregullave...

Trending

Read previous post:
Kur do të hiqen vizat për kosovarët? 

Ndërkohë që kryeministri i Kosovës, Haradinaj shprehet optimist për mundësinë e liberalizimit të vizave me Kosovën në Bruksel askush nuk...

Close