LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zhvatje me ligj/ KLP e KLGJ më shumë se gjysmë miliard shpenzime

14 Maj 2019, 09:39, Aktualitet CNA
Zhvatje me ligj/ KLP e KLGJ më shumë se gjysmë miliard shpenzime

“Drejtësia e re” e cila u prit me shpresë të madhe nga opinioni publik, po iu kushton taksapaguesve qimet e kokës.

Institucionet e prodhuara nga reforma në drejtësi, si Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, kushtojnë rreth 500 milionë lekë financim.

Të paktën kaq kanë kërkuar institucionet në fjalë me një kërkesë të mëhershme drejtuar Kuvendit. Tashmë, duket se shpenzimet për këto institucione nuk do të përfundojnë këtu.

Zërat në rrethin e drejtësisë flasin se KLP dhe KLGJ, pritet të vendosen në Korpusin Dhoma Kombëtare të Avokatisë, ndërtuar në fund të bulevardit të ri.

Në këto rrethana shteti, sigurisht, me taksat e qytetarëve do t’iu pagujë edhe qiranë e ambjenteve ku ata pritet të vendosen. Entuziasmi për pastrimin e sistemit të drejtësisë, duket se po kompesohet me shpenzime.

Vërtet janë larguar prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar nga sistemi, por ndërkohë miliona lekë po derdhen në emër të “Drejtësisë së Re”.

Konkretisht, ëshilli i Lartë i Prokurorisë i ka kërkuar Kuvendit 215 milionë lekë për funksionimin gjatë 2019 dhe një strukturë që arrin në 75 punonjës.

Ndërsa, KLGJ ka kërkuar 272 milionë lekë për funksionimin gjatë vitit 2019./CNA.al

Lajmet e fundit nga