LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet lokale/ Rama: Kemi rikonfirmuar një pjesë të kryebashkiakëve

14 Maj 2019, 11:10, Aktualitet CNA
Zgjedhjet lokale/ Rama: Kemi rikonfirmuar një pjesë të

Kryeministri Edi Rama, ka folur sot në një konferencë për mediat lidhur me finalizimin e listave të kandidatëve për kryebashkiakë në 61 bashkitë e vendit, për zgjedhjet e 30 qershorit.

Sot kanë dal listat përfundimtare për 61 bashkitë e vendit dhe për këshillat e bashkive.

Rama tha se një pjesë e mirë e kryebashkiakëve janë konfirmuar me përjashtim të Durrësit ku kandidon tashmë një grua në vend të Vangjush Dakos, ndërsa shtoi se ato bashki që nuk kanë qenë nën drejtimin e PS kanë kandidatë potencial për të marrë vota.

“Kemi rikonfirmuar një pjesë të kryetarëve të  bashkive që për mendimin tonë kanë bërë një punë të lavdërueshme dhe duke propozuar kandidatura ma potencial real për ato bashki, që në këto 4 vite nuk janë drejtuar nga ne. Kandidatura me potencial të ri me standarte të njëjta siç kemi qeverisur deri më sot. Kemi vendosur para gjykimit të qytetarëve, skuadra të këshillave me 50 % gra dhe vajza dhe 50 % burra dhe djem, në të gjithë Shqipërinë.

Jam shumë i kënaqur me kandidaturën që i kemi propozuar komitetit shkodran, një propozim që meriton respektin tonë në krye të disa detyrave që e kanë ngritur. Vjen nga një familje e respektueshme dhe me traditë në Shkodër. I kemi dhënë Kukësit kandidatit e duhur, një personazh i mirënjohur, pasi nën detyrën e Prefektit të Kukësit ka dhënë prova për aftësinë e tij.

Në tërësi , kandidaturat sidomos në zonat pak më të thella, që nga Tropoja deri në Konispol, janëkandidatura që meritojnë të shikohen me vëmendje dhe të votohen. Në Durrës kemi vendosur të besojmë se fuqia e gruas, një zonjë që për 6 vjet ka drejtar Tatimet në Durrës dhe për të cilën asnjëherë nuk ka patur asnjë ankesë për ët vënë në dyshim integritetin e saj. Një ekonomiste e njohur në familjen tone politike prej shumë vitesh por besoj se do të vlerësohet deri në zonat më periferike të asaj Bashkie.” tha Rama në fjalën e tij.

Lajmet e fundit nga