Vrasje të vogla/ Merve dhe Oja bëhen sërish armike, ja ç’do ndodhë sot – CNA
Connect with us

Life Style

Vrasje të vogla/ Merve dhe Oja bëhen sërish armike, ja ç’do ndodhë sot

Publikuar

-

Tajlan fton Serhanin dhe Mehmetin në kafenenë e lagjes. Serhan habitet kur mëson se kafeneja tashmë është e Edipit. Pelin fton Ojan dhe Arzun dhe përpiqet të bëhet sërish mikeshë me to. Merve i kërkon Pelinit t’ja shesë shtëpinë por ajo nuk pranon. Merve e kërcënon Pelinin se do e lëndojë në pikën e saj më të dobët. Merve habitet kur gjen Ojan dhe Arzun në shtëpinë e Pelinit. Ajo mendon se Oja po luan lojë të dyfishtë. Oja ja bën të qartë se nuk luan lojëra. Merve dhe Pelin i hedhin fjalë njëra-tjetrës. Oja i thotë Merves që të tregohet e sinqertë dhe t’i pyesë mikeshat pse ja punuan pas shpine.

Merve i kujton Ojas faktin që është beqare dhe i thotë se ka nevojë për psikolog. Merve mendon se Oja ndihet superiore ndaj saj sepse e ndihmoi kur Serhan ishte në burg. Oja largohet ndërsa Merve i thotë se mes tyre nuk ka mbaruar. Oja telefonon Edipin dhe i thotë se ka marrë një vendim. Merve vendos të përdorë profesorin kundër Pelinit. Profesori i tregon Merves se ai dhe Pelin po jetojnë një dashuri të madhe. Merve nxit profesorin që të t’i dalë për zot dashurisë së tyre. Oja vendos të hakmerret. Profesori shqetëson Pelinin duke i dërguar vazhdimisht mesazhe. Ai i tregon se ka biseduar me Merven. Mehmet vendos të shkojë në shtëpinë e Arzus për të parë një film me fëmijët. Ai gënjen Burxhun duke i thënë se Ajaz është sëmurë.

Aktualitet

Horoskopi ditor 16 korrik 2019/ Zbuloni surprizat e ditës së sotme për 12 shenjat e zodiakut

Publikuar

-

Dashi

Kjo e martë do të jetë e mbushur me tensione dhe diskutime, si në sferën sentimentale edhe në atë profesionale. Gjithçka për shkak të ndikimit të Saturnit. Mundohuni që të gjeni rrugën, në mënyrë që pavendosmëria juaj të mos ju bëjë që të humbni ndonjë mundësi të mirë.

Demi

Ju pret një ditë pozitive gjatë së cilës do të përballeni me disa projekte të cilat do të marrin jetë, por duhet të ecni përpara me kurajo dhe vendosmëri, pasi jeni në rrugën e duhur. Do të jeni më të qetë në raport me më parë, pasi do të kuptoni se ky ndryshim, do të jetë në të mirën tuaj.

Binjakët

Ka ende një sërë problemesh që kërkojnë zgjidhje sa i takon jetës tuaj personale dhe sidomos asaj profesionale. Kjo gjë do të bëjë që të lini pas dore ndjenjat, por mund të ketë debate dhe tensione të shumta.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite mund të mos prekeni nga disa probleme që nuk kanë gjetur ende zgjidhje. Sa i takon ndjenjave, do të ndjeni dëshirën për të konfirmuar një dashuri dhe për të përjetuar momente pasioni. Kush prej pak kohësh i ka dhënë fund një lidhjeje, mund të ndjejë dëshirën për tu kthyer pas.

Luani

Dashuria do të jetë në plan të parë gjatë kësaj dite. Ekziston mundësia që ajo e cila deri pak kohë më parë ishte miqësi, të transformohet në diçka më shumë. Kjo është një periudhë e bukur e cila do ju dominojë, por bëni kujdes që të mos imponoheni.

Virgjëresha

Do të përfshiheni nga ngjarjet e ditës, duke mos arritur që ta keni veten nën kontroll. Nëse diçka nuk ecën siç duhet mos u dekurajoni, periudha në vijim do të jetë shumë herë më e mirë.

Peshorja

Mundohuni që të mos dekurajoheni nga asgjë dhe të shikoni përpara me optimizëm, ndonëse mund të jeni duke jetuar një periudhë jo shumë të favorshme. Lidhur me ndjenjat do të keni ende shumë dyshime, ndaj bëni mirë që ti sqaroni sa më parë.

LEXO EDHE:  Vrasje të vogla/ Oja tenton të kryejë vetëvrasje, ja ç’do ndodhë sot

Akrepi

Sa i takon të lindurve të kësaj shenje mund të përballen me momente tensioni në sferën profesionale. Ata që janë duke përjetuar një histori të re dashurie, ndoshta nuk ndihen gati për të dhënë garanci. Këshillohet që të shmangni në maksimum polemikat.

Shigjetari

Ju pret një ditë gjatë së cilës duhet të shmangni çdo shpenzim të tepërt dhe ku duhet ti bëni mirë llogaritë. Mjaft e favorizuar është sfera sentimentale, edhe për ata që janë vetëm. Po ashtu mjaft të favorshme janë takimet dhe një miqësi e lindur prej pak kohësh mund të transformohet në dashuri. Kjo është një periudhë shumë e mirë për të bërë projekte afatgjata.

Bricjapi

Sa i takon të lindurve të kësaj shenje, do të përballen me probleme në sferën sentimentale, por edhe me konflikte. Kush prej pak kohësh ka mbyllur një histori dashurie, do të jetë i dominuar nga kujtimet e trishta. Sa i takon sferës profesionale, nuk do të ketë zhvillime, pasi ndryshimet do të ndodhin vetëm në vjeshtë.

Ujori

Mund të ndiheni disi të lodhur, për shkak të angazhimeve të fundit me të cilat jeni përballur. Fatkeqësisht, shpesh ndjesia e të mos qenit të vlerësuar siç doni, do të bëjë që të mos ndiheni mirë, shkruan noa.al. Mundohuni vetëm që të mos përfshiheni në polemika dhe të mos debatoni për punën, të paktën deri të premten, kur situata do të ndryshojë.

Peshqit

Për të lindurit e kësaj shenje Paolo Fox parashikon probleme të vogla ligjore apo lidhur me një gabim që keni bërë në të kaluarën. Vijon të jetë një periudhë lufte por mos u dorëzoni, pasi në fund do të dilni fitimtarë.

LEXO TE PLOTE

Life Style

Vrasje të vogla/ Oja tenton të kryejë vetëvrasje, ja ç’do ndodhë sot

Publikuar

-

Oja i tregon Edipit gjendjen e dëshpëruar në të cilën ndodhet. Edip pranon se ka ndjenja ndaj Merves. Oja e përzë nga shtëpia Edipin pasi dëgjon këtë. Serhan shkon në shtëpinë e Ojas dhe i thotë të arratisen. Burxhu futet fshehtas në shtëpinë e Arzus. Arzu e ndjen që dikush ka hyrë në shtëpi. Oja dhe Serhan nisen për udhëtim. Serhanin e merr e ëma në telefon dhe i thotë se Oja e ka premtuar që do i bashkojë. Serhan dëgjon që Oja kërkon të blejë shtëpinë e tij. Oja dhe Serhan bëjnë sherr për këtë çështje.

Oja përpiqet t’i tregojë se këto nuk janë të vërteta por Serhan nuk e beson. Oja e lë Serhanin më mes të rrugës. Merve gëzohet kur mëson që Serhan e ka anuluar udhëtimin. Oja shkon në shtëpinë e saj të vjetër. Ilhan mëson kush i ka shkruar komentet negative për Ojan. Nën efektin e ilaçeve Oja tenton të lëndojë veten. Ajo futet në det me një çantë me gurë. Por teksa po mbytet i shfaqen para syve të gjithë ngjarjet e fundit dhe kupton që këtë ja ka bërë Merve. Në momentet e fundit Oja vendos të jetojë dhe del nga deti. Ilhan e pret në breg dhe i tregon se Elifi i ka shkruar komentet negative.

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

Kërkohet nga shtëpitë më të mëdha diskografike/ Këngëtari shqiptar promovon Shqipërinë në klipin e tij

Publikuar

-

Këngëtari shqiptaro-amerikan Big Cruz është një nga emrat më të rinj të tregut muzikor. Edhe pse që në moshë të vogël ka emigruar jashtë Shqipërisë, nuk e ka harruar kurrë vendlindjen e tij.

Big Cruz është rikthyer në Shqipëri për të xhiruar klipin e këngës më të re të tij në bregdetin e jugut. Ka zgjedhur pikërisht vendin e tij për ta promovuar kudo nëpër botë.

Pas përfundimit të xhirimeve ai është larguar sërish për në Amerikë ku po shqyrton edhe ofertat që po i jepen nga kompanitë e mëdha muzikore në botë.

LEXO EDHE:  Vrasje të vogla/ Oja tenton të kryejë vetëvrasje, ja ç’do ndodhë sot

Aktualisht janë 3 kompani muzikore botërore që presin ta marrin në menaxhim artistin shqiptar. Një prej tyre është “Roc Nation” kompania e cila drejtohet nga Jay Z. Tjetra është “Universal Music Group, Republic Records” kompania që ka në menaxhim Justin Bieber, Rihann-en, Lady Gaga e sbumë artustë të tjerë. Ndërsa “Warner Brothers Music Group” është në pritje të një përgjigjeje pozitive nga ana e Big.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending