Connect with Us

SHBA: Qeveria të mos emërojë individë të pakualifikuar në poste të larta në Kosovë

Aktualitet

SHBA: Qeveria të mos emërojë individë të pakualifikuar në poste të larta në Kosovë

Publikuar

-

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur thellësisht të shqetësuara nga, siç thuhet, “veprimi i qeverisë së Kosovës për emërimin e individëve të pakualifikuar në pozita të larta qeveritare – përfshirë edhe individë të dënuar për krime lufte, individë nën aktakuzë aktive për krime të rënda dhe të dyshuar për keqpërdorim të rëndë të pozitës”.

Në një komunikatë të ambasadës amerikane në Prishtinë të publikuar të martën thuhet se “në demokraci, individët e emëruar në pozita të nivelit të lartë duhet të rrezatojnë fytyrë etike dhe të kualifikuar para botës; fatkeqësisht shembulli i Kosovës sa i përket emërimeve paraqet të kundërtën. Individët e pakualifikuar, të cilët janë dënuar nga drejtësia apo janë duke u ndjekur në mënyrë aktive për krime të rënda, si dhe ata që kanë shfaqur gatishmëri për të vepruar, të sigurt se nuk do të dënohen dhe kanë keqpërdorur autoritetin e tyre, nuk kanë vend në pozitë zyrtare”.

Emërimi i këtyre individëve të pakualifikuar “dëmton besimin e publikut që Kosova po përpiqet ta ndërtojë, e privon vendin nga mundësia për të pasur individë kompetentë, me nam dhe më se të kualifikuar për të kryer punën në qeveri dhe i fyen viktimat e krimeve të këtyre individëve. Po ashtu, kjo gjë pengon përparimin e Kosovës drejt ndërtimit të namit në rrafshin ndërkombëtar që do ta bënte atë partnere të dëshirueshme për vendet e tjera dhe forcon pozicionin e kundërshtarëve që do të pohonin se Kosova nuk është e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit”.

 Në komunikatë u bëhet thirrje udhëheqësve të Kosovës “që ta marrin këtë çështje seriozisht dhe të ndalen e t’i japin fund kësaj prirjeje të emërimit të individëve, disa prej të cilëve ambasada tashmë i ka cekur me emër, përzgjedhja e të cilëve duket se çon përpara qëllimet afatshkurta politike e jo nevojat legjitime të qytetarëve të Kosovës ose besimin e shtetit”.

Gjatë muajve të kaluar në disa raste ambasada amerikane por edhe diplomatët tjerë perëndimorë kanë tërhequr vërejtjen për emërime politike në poste të rëndësishme.

Në fillim të muajit mars diplomatët amerikanë dhe evropianë reaguan me kritika të rrepta ndaj vendimit të parlamentit të Kosovës për emërimin e Naser Shalës në postin e drejtorit të Sekretariatit të Agjencisë së Krahasimit dhe Vërtetimit të Pronës në Kosovë.

Më herët në muajin shkurt ambasadori amerikan Philip Kosnett kundërshtoi emërimin e ish komandantit të shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, në postin e këshilltarit të kryeministrit Ramush Haradinaj./VOA/

 

 

LAJMI PARAARDHËS

Arrestimi i protestueve/ LSI sulmon Edi Ramën

LAJMI PASARDHËS

Bën tatuazhin dedikuar Kosovës/ Fansat kritikojnë ashpër reperin e famshëm

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Dikur prezantonte lajmet me gjoks jashtë/ Aktorja “çmend” meshkujt me fotot provokuese

Publikuar

-

Aktorja e “Duplex” Eliona Pitarka u bë e njohur fillimisht në “Zjarr TV”, ku prezantonte lajmet me dekoltenë komplet të hapur.

Më pas ajo nisi karrierën e saj si aktore në “Apartamentin 2XL” ku u identifikuar për format e saj perfekte, për të vazhduar në “Duplex”.

Së fundi Eliona është duke kaluar pushimet e verës në shtetin fqinj Greqinë, nga ku po “çmend” fansat me fotot provokuese./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Denoncimi/ Çertifikimi i hotelerisë, bizneset i vendosin vetë yjet

Publikuar

-

Nga

Në Maj të vitit 2018 me një VKM, në zbatim të ligjit për turizmin u miratuan kriteret apo standardet që duhen të kenë hotelet, në bazë të pikëve që grumbullojnë për t’u certifikuar më pas me yje.

E gjitha kjo për të njohur jo vetëm standardet e hoteleve të cilat operojnë në vendin tonë, por për të ofruar edhe një shërbim akoma më cilësor duke bërë më pas që turisti i vendit apo i huaj të zgjedhë në bazë të kategorisë dhe po në bazë të kategorisë të paguaj, për të mos lënë vend për abuzime.

Por pavarësisht se standardet janë miratuar, certifikimi i subjekteve akomoduese, duke filluar nga bujtinat e vogla e deri tek resortet me pesë yje është ndaluar. Ministria pretendon se ky proces është ndaluar për t’i lëne kohë subjekteve për të plotësuar standardet, por nga ana tjetër kjo sjell një mos vlerësim apo ndarje të atyre që vërtet i meritojnë yjet dhe atyre që mashtrojnë duke vendosur yje mbi godinat e tyre.

Në vitin 2005-2008 ka qenë hera e fundit që është bërë certifikimi i disa hoteleve me yje, yje që i mbajnë edhe sot pavarësisht se standardet kanë ndryshuar apo nuk është bërë një rivlerësim për të parë nëse i kanë ruajtur standardet për yjet që kanë të vendosura.

Pavarësisht se nuk ka nisur ende certifikimi, edhe hotelet e reja, kanë vendosur mbi godina yje. Yje të cilat i vendosin siç mendojnë vet, por kjo sipas ministrit nuk mund të ndalet. Ata mendojnë se atë standard kanë, por nuk janë të certifikuar. “Unë nuk mund të ndalojë vendosjen e këtyre yjeve, ai që vuan është konsumatori i cili mund te mashtrohet në bazë të yjeve qe vendosen dhe shërbimit që merr” shprehet ministri Klosi.

Fiksi bëri një vëzhgim nëpër Tiranë, ku pavarësisht se nuk janë bërë certifikimet, yjet nëpër hotele nuk mungojnë. Madje edhe në hotele që janë ndërtuar së fundmi. Kryetari i Shoqatës së Hoteleri-Turizëm, ku aderojnë mbi 250 hotele pretendon se certifikimi është i domosdoshëm, pasi do të bënte përfundimisht ndarjen e drejtë, shërbim- pagesë që merr konsumatori.

“Do të merrnin fund edhe abuzimet me çmimet e larta pasi me vendosjen e yjeve do të vendosej standardi edhe çmimi do të përkonte me shërbimin, ndaj do të shmangte kështu mashtrimin që i behet turistëve vendas apo të huaj” shprehet Zak Topuzi për Fiksin.

Ndërsa Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi, përdor fjalën “stopim” kur vjen puna tek mos nisja e certifikimit. Duke pretenduar që i duhet lëne kohë subjekteve për të plotësuar standardet, por nga ana tjetër kjo sjell një mosvlerësim apo ndarje të atyre që vërtet i meritojnë yjet dhe atyre që mashtrojnë duke vendosur yje mbi godinat e tyre./ Top Channel/

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Reforma në Drejtësi 3-vjeç”/ Soreca zbulon se sa miliona euro po investon BE për finalizimin e saj

Publikuar

-

Nga

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luingi Soreca ka reaguar lidhur me inagurimin e godinës së re të SPAK, e quajtur ndryshe “Poli i Drejtësisë”.

Soreca shprehet se në këtë tre vjetor të Reformës në Drejtësi është për të festuar por dhe për të parë nga e ardhmja, ndërsa ka bërë me dije dhe investimin e BE-së në vend në kuadër të kësaj reforme.

Reforma në Drejtësi është 3 vjeç! Një moment për të festuar, por edhe për të parë të ardhmen.

BE  po vë 42 milionë euro për të konsoliduar këtë arritje historike dhe për të finalizuar reformën. Për të mirën e çdo qytetari shqiptar. #BE për Drejtësinë #BE për Shqipërinë.”

Ndërkohë, më herët Shefja e ONM-s Genoveva Ruiz Calavera tha se reforma në drejtësi do të çelë derën e Shqipërisë për në BE.

 “Ju bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të ndërmarrin procesin pa asnjë vonesë. Duhet të jemi krenarë me atë që është arritur. Proverba thotë se Roma nuk është ndërtuar në një ditë, kështu që një reformë e tillë nuk mund të bëhet në një ditë, por do vite dhe integritet.

Po ashtu të gjitha institucionet kanë një mundësi dhe shans historik. Është një mundësi, pasi do të jenë brezat e ardhshëm që do të na gjykojnë, është një mundësi për të çelur derën për në BE”, tha ajo./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE