Connect with Us

“Revolta mbarëkombëtare dështoi”/ Spartak Ngjela:Rama kërkon të shpëtojë Berishën

Aktualitet

“Revolta mbarëkombëtare dështoi”/ Spartak Ngjela:Rama kërkon të shpëtojë Berishën

Publikuar

-

cna lajme aktualitet

Avokati Spartak Ngjela ndërsa ka bërë një analizë të situatës politike, ka shkruar se “Amerika i mundi të dy: edhe Berishën, edhe Ramën.

Sipas Ngjelës, rruga e revoltës mbarëkombëtare e Sali Berishës,  dështoi.

“Rama tani po vjen vërdallë për të “shpëtuar” Berishën se ka frikë me tmerr se mos del lidership i ri në Partinë Demokratike.

Pyetja është: A do t’ia dorëzojë Sali Berisha të djathtës klasike Partinë Demokratike?

Kjo në fakt është e vetmja rrugë pragmatike për lehtësimin e të ardhmes së Sali Berishës”, ka shkruar Ngjela në rrjetet sociale.

Sipas të njëjtit, Berisha gaboi rëndë kur Partinë Demokratike nuk e la në dorë të së djathtës antikomuniste.

“Tani është në fakt Berisha ai që ndodhet në pasojën e gabimit të tij. Rruga e tij dështoi.

LEXO EDHE:  “Duhet të hetohesh nga SPAK”/ Degjeneron debati mes Lalës dhe Ngjelës: Je gazetare apo klloune?!

Brezi i ri i të djathtës klasike shqiptare ka studiuar i gjithi jashtë, në Perëndim. Dhe sot është në nivel shumë të lartë. Ata duhen grupuar urgjentisht në lidershipin e Partisë Demokratike

Nëse Berisha  e bën këtë,  Partia Demokratike  fiton që në këto zgjedhje. Po, a e bën dot Berisha këtë. Nuk ka rrugë tjetër, se çdo shmangie nga kjo rrugë e zhyt Berishën në humnerë.

Politika amerikane i mundi që të dy: edhe Ramën,  edhe Berishën.  Deri tani Berisha  donte  të sakrifikonte partinë për të shpëtuar veten.  Gabim trashanik!”, përfundon Ngjela.

Tani është koha që Partia Demokratike, e ristrukturar djathtas dhe me perëndimorët e ngritur kulturalisht të së djathtës historike shqiptare, e lehtëson shumë gjendjen me rrezik të Sali  Berishës.

Po, a është në gjendje ta kuptojë Berisha këtë?/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Video-Hapet rruga e Arbrit/ Rama shfaq pamjet në ditën e Çilirimit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se sot, është hapur Rruga e Arbrit.

Me një video të rrugës, të postuar në rrjete sociale, Rama iu uron shqiptarëve, 29 Nëntorin, festën e Çlirimit të Shqipërisë.

Në fakt, hapjen  këtij segmenti rrugor, sot, Rama e kishte njoftuar ditë më parë.

Kujtojmë se ministrja Belinda Balluku ka deklaruar të shtunën, se rruga do të hapet në mënyrë të pjesshme, pasi e gjitha përfundon në pranverë.

LEXO EDHE:  Protesta e 27 janarit/ Berisha: Basha nuk më ka kërkuar mendim por…

LEXO EDHE:  I riu letër përlotëse Edi Ramës/Bëj shtet, shokut tim 15 vjeçar i vranë babanë përpara syve!



Punimet për “Rrugën e Arbërit” nisën në verën e vitit 2009 dhe zgjatën më shumë se 12 vite.

Tashmë distanca Tiranë-Klos është vetëm 35 km. Rruga kalon në gjashtë tunele dhe ka dy ura.

Ura e Vashës  është më e larta në Ballkan, 250 metra e gjatë dhe 158 metra e lartë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Leku zhvlerësohet, euro bie pikiatë/ Kursi i këmbimit, 29 Nëntor 2021

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Dollari amerikan blihet me 105.3 Lekë dhe shitet me 111.3 Lekë.

Euro blihet me 119.1 Lekë dhe shitet me 124.1 Lekë.

Paundi britanik blihet me 141.5 Lekë dhe shitet me 146.5 Lekë.



Franga zviceriane blihet me 114 Lekë dhe shitet me 119 Lekë.

Dollari kanadez blihet me 82.5 Lekë dhe shitet me 87.5 Lekë.

LEXO EDHE:  Grida Duma sfidon Berishën/ Do e bëja vaksinën, qoftë ruse ose kineze

LEXO EDHE:  "PD një organizatë mafioze"/ Reagon Paloka: Rama i suli palaçot ...

Më poshtë po sjellim të dhënat e këmbimi valutor, sipas Credins Bank./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Banesa u përfshi nga flakët/ Ndërron jetë 12-vjeçarja

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dervician të Gjirokastrës.

Një 12 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e zjarrit që i përfshiu banesën.



Po ashtu ajo sjell pamjet e brendshme të shtëpisë së shkrumbuar nga flakët.

Menjëherë sapo kanë mësuar lajmin, zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe tashmë kanë izoluar flakët, të cilat rezultuan fatale për të miturën, raporton BW.

LEXO TE PLOTE