LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama nuk kursen batutat/ Kujton marrëveshjen me Bashën  

14 Maj 2019, 12:03, Aktualitet CNA
Rama nuk kursen batutat/ Kujton marrëveshjen me Bashën  

Kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm për dialog, pa kushte.

Gjatë një bashkëbisedimi që ka zhvilluar me gazetarët, Rama ka thënë se ndryshe nga Basha, zgjedh që për të mirën e vendit të ulet në një tryezë, pa vendosur një kusht paraprak. Lidhur me deklaratën e Bashës ‘dialog pa Ramën kryeministër’, kreu i qeverisë i ka kthyer përgjigje me batua.

“Dialogu është i hapur, unë nuk vë kushte, nuk jam i paraardhësi im apo si miku im përballë që vendos kushte “ik ti që të fillojmë të flasim”, u them “kur do flasim, ai më thotë ik ti”, me kë do flasë me murin??-tha kreu i qeverisë.

Por, Rama gjatë këtij bashkëbisedimi ka rikthyer në vëmendjen edhe marrëveshjen e 17 majit 2017, për të cilen ka folur dy herë.

?Unë s’marr përsipër që të thyej Kushtetutën, Nuk kemi asnjë mundësi që të negociojmë kusht e shqipërisë, në marrëvedhjen e 17 majit 2017 nuk negociuam kushtetutën e Shqipërisë?-tha Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga