Connect with Us

Prokuroria dorëzon certifikatën e vdekjes/ Pushohet çështja e Admir Murataj

Aktualitet

Prokuroria dorëzon certifikatën e vdekjes/ Pushohet çështja e Admir Murataj

Publikuar

-

Admir Murataj

Prokuori Eneid Nakuçi, ka dorëzuar sot në Gjykatë certifikatën e vdekjes së Admir Murataj. Sipas certifikatës së deklarimit,  Murataj është vrarë me një plumb në kokë. Certifikata ka mbërritur nga qyteti i Tropojës.

Pas dorëzimit të kësaj certifikate, Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen ndaj Admir Murataj.

Admir Murataj u vra më 9 prill gjatë një shkëmbim zjarri me policinë,  pas grabitjes së miliona eurove brenda aeroportit të Rinasit. Murataj, ishte në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve me blinda në harkun kohor të 2015-2017.Grupi i tij u dënua gjatë marsit me 107 vite burg, ndër ta edhe vëllai i Admir Muratajt, Aleksandër Murataj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Letra e biznesmenit për Ambasadën e SHBA/ Berisha: Veprime mafioze të Arbenit

Publikuar

-

Nga

Ish kryeminsitri Sali Berisha ka reaguar pas publikimit nga CNA.al të letrës së një biznesmeni drejtuar ambasadës së SHBA-ve e cila lidhet me pronat e Ben Blushit në emër të vjehrrit të tij.

Berisha i ka konsideruar akuza të rënda, ato që biznesmeni ka bërë në drejtim të Ben Blushit.

“Akuza të reja të renda me dokumenta kundër Arben Malavites! Biznesmeni denoncon Arben Malaviten, vjehrrin dhe bashkshortën e tij të implikuar në një aferë mafioze ndërtimi. Ai e denoncon veprimet mafioze të Arbenit, vjehrrit dhe bashkshortes së tij ndaj biznesit të tij në një letër drejtuar ambasadës së SHBA”, shkruan Berisha.

LEXO EDHE:  Situatë kaotike në Rinas/ Vajzës i bie të fikët, pasagjerët të revoltuar: “TURP!!! Për 2 cm borë bllokohet cdo gjë” (Foto/Video)

LEXO EDHE:  Vjedh radion marrëse-dhënëse, bie në pranga

Biznesmeni Andon Dhima në letrën e çuar pranë ambasadës së SHBA-ve në Tiranë shkruan akuza të forta që lidhen që nga kërkesa e Ben Blushit për të futur ortak vjehrrin, kalimin e pronësisë, gjyqet formale dhe deri tek përplasjet e sotme ku Ben Blushi me influencën e tij kërkon të rrëmbejë ç’të mundë./CNA.al



Ekskluzive-Letra për Ambasadën amerikane/ Ben Blushi bëri vjehrrin pronar në pasuri miliona dollarë

Letra e biznesmenit në ambasadën e SHBA-ve/ Ben Blushi kërkoi 2 apartamente për deklaratën e pasurisë, tani po më grabit me gjykatë pronat

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në aksin Fier-Vlorë/ Babë e bijë përfundojnë në kanal

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në aksin Fier-Vlorë/ Babë e bijë përfundojnë në kanal

Një aksident ka ndodhur sot në autostradën Fier-Vlorë pranë fabrikës së kripës, ku një automjet ka përfunduar në kanal. Për pasojë është dëmtuar vajza e shoferit.



“Rreth orës 12:56, në autostradën Fier-Vlorë pranë fabrikës së kripës, automjeti tip Golf me drejtues shtetasin F. Z ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal. Si pasojë është dëmtuar vajza e drejtuesit, 27 vjeçe, e cila po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me aksidentin.”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rinia shqiptare është më e papërfilluara”/ Zhupa: Qeveria e ka mbyllur ciklin e saj

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa thotë se rinia shqiptare është më e papërfilluara nga qeveria dhe politikat qeveritare.

Sipas saj, sot në ditën ndërkombëtare të rinisë, numërohen rreth 183 mijë të rinj që nga 2014 deri sot, nën moshën 34 vjeç janë larguar nga Shqipëria.



Më tej, Zhupa thekson se një qeveri që nuk kujdeset dhe nuk do tja dijë për rininë, është një qeveri që e ka mbyllur ciklin e saj dhe e ardhmja nuk i intereson më.

“Rinia shqiptare më e harruara, më e papërfilluara nga qeveria dhe politikat qeveritare.
RAMAVIRUSI ka dëmtuar jashtëzakonisht rininë shqiptare: ju shkatërroi arsimin me një reformë të dështuar ku nuk studiojnë dot pa qënë të pasur, ju shkatërroi punësimin me mungesën totale të incentivave për të rinjtë, me mungesën e investimeve të huaja, ju shkatërroi sigurinë me drogën dhe krimin që lulëzon, ju shkatërroi shëndetësinë me koncensione fantazma dhe asnjë shërbim për ta, ju shkatërroi qytetet duke i kthyer në vende që skanë aktivitete kulturore, rinore, por vetëm beton dhe beteja armësh.
Sot në ditën ndërkombëtare të rinisë, ne numërojmë rreth:
– 183 mijë të rinj që nga 2014 deri sot, nën moshën 34 vjeç janë larguar nga Shqipëria. Sipas të dhënave të Eurostat janë 98 mijë azilant ekonomik dhe më shumë 85 mijë emigrant të paligjshëm. Pa llogaritur këtu ata që kanë ikur për studime, apo për punësim të ligjshëm.
Sipas raportit të fundit i CRCA dhe ANYN Shqipëri : Papunësia e të rinjve vazhdon të mbetet një ndër sfidat kryesore të të rinjve:
– 51% e të rinjve nuk janë as në marrëdhënie pune dhe as në ndjekje të një kursi apo trainimi profesional;
Pandemia e rëndoi më shumë gjendjen edhe problematikat e rinisë, po sipas raportit bazuar në anketa me të rinjtë:
– 92% e të rinjve deklaruan se nuk kanë përfituar asnjë lloj ndihme nga Qeveria gjatë mbylljes së detyruar;
– 49% e të rinjve deklaruan se ata ose një familjar i tyre, humbën vendin e punës gjatë pandemisë;
– 88% e të rinjve deklaruan se vajzat dhe gratë ishin viktimat kryesore të dhunës, gjatë pandemisë;
– 63 % e të rinjve konfirmojnë dhunën e shtuar në familje gjatë po të njëjtës periudhë.
Një qeveri që nuk kujdeset dhe nuk do tja dijë për rininë, është një qeveri që e ka mbyllur ciklin e saj dhe e ardhmja nuk i intereson më.
Ditë të mira do vijnë me një plan të qartë të PD, me një program ku RINIA ka peshën e saj të padiskutueshme për ta ndërtuar të ardhmen europiane në SHQIPËRI”, shkruan Zhupa./CNA.al

LEXO TE PLOTE