LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Po tani, çfarë pazari kërkon Lulzim Basha?

14 Maj 2019, 07:26, Aktualitet CNA
Po tani, çfarë pazari kërkon Lulzim Basha?

Në 18 shkurt të vitit 2017, në prag të zgjedhjeve parlamentare, Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha vendosi të ngujohet në çadër, duke kërkuar largimin e qeverisë aktuale dhe krijimin e një qeverie teknike, e cila do çonte vendin në zgjedhje të lira e të ndershme.

Lulzim Basha në atë kohë paralajmëronte se protesta do të vijojë deri kur të arrihet kauza e tyre.

?Ky është fillimi i një lëvizje popullore. Në dorë e kanë qytetarët. Largimi i kësaj qeverie dhe krijimi i qeverisë teknike për zgjedhje të lira e të ndershme.?-deklaronte në atë kohë Basha.

Por, rreth tre muaj pas ngujimit në çadër, Lulzim Basha i tradhëtoi demokratët. Në 17 maj 2017, u ul në tavolinë me kryeministrin Rama, bënë një marrëveshje detajet e së cilës nuk u bënë kurrë publike dhe u fut në zgjedhje.

Edhe pse mori disa nga ministritë kryesore, si dhe drejtorinë e Burgjeve, Lulzim Basha i shkaktoi PD-së, një humbje katastrofale me rreth 230 mijë vota më pak se në 2013.

Por, edhe pse humbi PD-ja, fitoi Lulzim Basha. Pas marrëveshjes me Ramën, Lulzim basha fitoi 16 milion euro për pallatin e vjehrrit të ndërtuar në rërën e bregdetit të Vlorës.

Ky duket të ketë qënë pazari mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Luli mori lekët, ndërsa Rama mori pushtetin.

Dhe në dy vite qeverisje të Partisë Socialiste, Lulzim Basha më shumë sesa opozitë, ka punuar për të mbajtur në pushtet Ramën. Kujtojmë këtu si fiku revoltën e kuksianëve dhe më pas i tradhëtoi, ashtu sikurse tradhëtoi edhe aktorët për Teatrin kombëtar. Apo kur tentoi të shuajë protesta madhështore të studentëve në muajin dhjetor, që ishte protesta e cila i dridhi këmbët qeverisë së Ramës, por i dha edhe një shuplakë turinjve Lulzim Bashës.

Por, tashmë jemi dy vite pas marrëveshjes mes Ramës dhe Bashës, dhe duket se situata po përsëritet.

Pas protestës së 16 sjkurtit 2019, Lulzim Basha vendosi djegien e mandateve të deputetëve dhe ka filluar protesta të njëpasnjëshme, me të njëjtën kauzë si dy vite më parë. Kërkon qeveri tranzitore, që sipas tij do të përgatisë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Që prej muajit shkurt opozita ka zhvilluar 5 protesta kombëtare, për të cilat Lulzim Basha ka thënë se ?ky është akti final për rrëzimin e Ramës?, por në fakt Rama vijon të jetë në pushtet.

Të shtunën, me 11 maj, opozita mbajti një protestë ku pati tensione dhe përplasje të forta me policinë, por një ditë më parë, Luli u duk i zbutur.

Dje PD, njoftonte se ndryshe nga manifestimet e tjera, kjo do të ishte një marshim.

Dhe ndërkohë, që Luli u duk i zbutur, edhe Rama duket se bëri hapin e tij, ndryshe nga dy ditë më parë që u shprehte me tone mjaft të forta në drejtim të opozitës, dje Rama i shtriu dorën për një tjetër marrëveshje Lulzim Bashës, ndërsa i drejtonte pyetjen ?Kur do flasim?.

E gjithë situata duket qartë që Lulzim Basha po kërkon pazarin e radhës, dhe se nuk po i ?digjet barku? as për Shqipërinë dhe as për shqiptarët e varfër. Lulzim Basha do vetëm të mbajë karrigen e kreut të PD-së dhe ndonjë ?kockë? që mund t?i ofrojë Rama. Gjithçka tjetër është fasadë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga