LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hajdarmataj "shpërngulet" në Francë/ Shkatërrohet banda e "skifterëve"

14 Maj 2019, 08:25, Aktualitet CNA
Hajdarmataj "shpërngulet" në Francë/ Shkatërrohet

Policia ka arrestuar 7 persona në  Nancy të Francës pasi akuzohen se kanë vjedhur 70 apartamente, për një periudhë tre mujore gjatë 2018-ës.

Raportohet nga policia se vlera e sendeve të vjedhura kap shifrën e 300 mijë eurove, ku përfshiheshin bizhuteri, sende me vlerë dhe para.

Të arrestuarit janë 4 persona të familjes Kajtazi nën drejtimin e Arif Kajtazit, të cilët jetonin në Farancë prej vitesh.

Policia ka ndaluar edhe në Shqipëri Besnik Fufi, Alfons Perloka dhe Aleks Marku si pjesë e së njëjtës bandë. Gjykata ka dhënë për ta masën ?arrest me burg?.

Mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat e veprave penale të ?vjedhjes?, ?pastrimi i produkteve të veprës penale? dhe ?grupi i strukturuar kriminal.

Nga hetimet e përbashkëta franko-shqiptare rezulton se familja Kajtazi u siguronte Fufit, Perlokës dhe Markut banesën dhe mjetet për realizimin e vjedhjeve. Tre personat e arrestuar në Shqipëri, pasi kryenin vjedhjet në Francë, riktheheshin në Laç, për të grumbulluar sendet e vjedhura.

Grupi i shqiptarëve ra në gjurmë të autoriteteve policore, pasi kishin nisur hetimet për vjedhje në seri të kryera në rajonin e Nansy-t, në Francë, por edhe në Belgjikë e Itali.

Arrestimi i 7 personave të dyshuar u realizua në mënyrë të njëkohshme në Francë dhe në Shqipëri. Për shkak të mungesës së marrëveshjes së ekstradimit, tre të arrestuarit në Shqipëri do të gjykohen nga Gjykata për Krime të Rënda. Ndërsa 4 shqiptarët e arrestuar në Francë pritet të gjykohen nga autoritetet gjyqësore të Nancy-t.

Rezultatet përfunditmtare të këtij operacioni u publikuan në një konferencë të posaçme për median pasditen e së Hënës, organizuar në Nancy, nga kryeprokurori i rajonit, Fransua Perain (François Pérain) dhe prokurori shqiptar, Besim Hajdarmataj.

Prokurori francez e konsideroi rast të suksesshëm bashkëpunimin me autoritetet shqiptare për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar. Prokurori Hajdarmataj e vlerësoi këtë operacion si ?një sinjal të qartë për grupet kriminale shqiptare që e konsiderojnë Shqipërinë si një vend ku mund të fshehin gjurmët e krimeve të kryera në Francë?.

Lajmet e fundit nga