LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Habit Paloka/ “Ka raste që duhet dëgjuar edhe çfarë thotë Rama”

14 Maj 2019, 10:33, Aktualitet CNA
Habit Paloka/ “Ka raste që duhet dëgjuar edhe çfarë

Ish-deputeti i PD-së, Edi Paloka, ka reaguar sot lidhur me një deklaratë të kryeministrit, Edi Ramës, të cilën e ka interpretuar në një postim të rrjetet sociale.
?Ka raste që duhet dëgjuar edhe çfare thotë Rama…?, kështu e fillon Paloka shkrimin e tij duke sqaruar më poshtë se fjalët e Ramës kur thotë se ?Qeveria nuk rrëzohet me kapsolla” duhen dëgjuar, pasi është ndoshta ai ka të drejtë kur thotë se qeveria nuk bie me kapsolla dhe xhiro boshe.
?A e kanë pyetur Ramen se ku po kërkon të na çojë, apo kjo nuk ju intereson…?,? pyet në mënyrë retorike Paloka duke theksuar se qytetarët duhet të kuptojnë se kjo qeveri nuk po e çon askund vendin tonë.

Postimi i Plotë
Ka raste qe duhet dëgjuar edhe çfarë thotë Rama…
Do e kisha edhe si thirrje këtë për ata që flasin gjithë kohës për ?dhunë të opozitës?.
Shumica absolute e shqiptarëve, të paktën 80% sipas sondazheve, të djathtë e të majtë, përfshi antarë të PS, sot , për 1001 arsye (që nuk po i përsëris), duan që Rama të largohet. Në një vend normal kjo do duhej të realizohej pas zgjedhjeve demokratike, por në Shqipërinë e Ramës kjo është provuar që nuk mund të ndodh pikerisht sepse Rama nuk lejon të zhvillohen zgjedhje të lira e të ndershme.
Në këto kushte shumica, e jo vetëm opozita, është ngritur në protesta për të larguar Ramën e minimalisht të krijojë kushtet që shqiptarët të zgjedhin lirisht një qeveri që të jetë afër interesave të qytetarëve.
Dy protestat e fundit kombëtare, të zhvilluara brenda pak orëve, qoftë për pjesmarrjen, qoftë për vendosmërinë dhe duke marrë parasysh të gjitha rrethanat dhe situatat që u krijuan, do të bënin të reflektonte çdo njeri normal.
Po çfare thote Rama pas kesaj?!
?Qeveria nuk rrezohet me kapsolla…E humbet autobuzin e qershorit…?
Ne fakt asnje ?autobuz? nuk eshte humbur se qershori dhe 30 qershori ne vecanti me sa di une, nuk kane ardhur e jo me te kene ikur.
Po mbase Rama duhet degjuar kur thote se qeveria nuk iken me kapsolla dhe xhiro boshe. Kete duhet ta degjojne dhe 80 % e shqiptareve po ta kuptojne dhe ata qe vazhdojne te permendin ?dhunen e opozites?. A e kane pyetur Ramen se ku po kerkon te na coje, apo kjo nuk ju intereson…?

Lajmet e fundit nga