Connect with Us

Gjykata lë në burg protestuesit/ Spaho kërcënon prokurorët dhe gjyqtarët

Aktualitet

Gjykata lë në burg protestuesit/ Spaho kërcënon prokurorët dhe gjyqtarët

Publikuar

-

Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur sot “arrest me burg” për 20 protestues të arrestuar pas protestës së dhunshme të 11 majit, si dhe ka vendosur “detyrim paraqitje” për 19 të tjerë.

Ndërkohë, ka reaguar ashpër ish-kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho.

Në një prononcim për mediat, Spaho ka kërcënuar drejtuesit e policisë, prokurorët dhe gjyqtarët, për të cilët tha se do të përballen me drejtësinë.

“Qytetarët që protestojnë për të drejtën e tyre dënohen, Sait Dollapi u qëllua sepse është i opozitës. Vendimi i sotëm pritej, por ju them sot drejtuesve të policisë, prokurorëve e gjyqtarëve se do i mbajmë në shënim të gjitha rastet kur shkelin ligjin dhe do përballen me drejtësinë sapo PD të vijë në pushtet”-tha Spaho.

LEXO EDHE:  Opozita paralajmëron të tjera skandale për qeverinë

Më tej, Spaho tha se “Kjo bindje e verbër ndaj politikës do ti ballafaqojë me ligjin, ndërsa protestuesit e arrestuar do të trajtohen si të burgosur politik dhe do dëmshpërblehen sapo PD të vijë në pushtet, sipas legjislacionit. Fundi Ramës është i paevitueshëm”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Rama publikon foton me Erdogan/ Ja për çfarë u diskutua gjatë takimit

Publikuar

-

Nga

Rama publikon foton me Erdogan/ Ja për çfarë u diskutua gjatë takimit

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Prandaj ai ka publikuar një foto ku shkruan: “Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.



Me anë të një postimi në rrjetet sociale rikonfirmon edhe një herë që marrëdheniet midis dy vendeve nuk janë cënuar pavarësisht haludimeve që ka pasur gjërësisht në media.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Katër viktima në 24 orë/ Bie ndjeshëm numri i të infektuarve në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Katër viktima në 24 orë/ Bie numri i të infektuarve në Kosovë

Bie numri i infektimeve nga  koronavirusi në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë raporton se kanë humbur jetën katër pacientë të infektuar, si dhe janë regjistruar 55 raste të reja.



Numri total i rasteve pozitive është 14.692 raste nga 58.425 persona të dyshuar. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 150 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.585 raste./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Abuzoi seksualisht me 13 vjeçaren/ Gjykata merr vendimin për “monstrën” e Pogradecit

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Korçës ka vendosur masën “arrest me burg 40 ditë” për 46 vjeçarin nga Pogradeci,  Blerim Bizgjoni, i cili abuzoi me një vajzë të mitur.

Bingjozi  është i akuzuar se abuzoi seksualisht dhe në mënyrë të vazhdueshme me një 13-vjeçare në qytetin e Pogradecit. Mësohet se 46 vjeçari nuke ka pranuar akuzën që rëndon ndaj tij.



Vijon..

LEXO TE PLOTE