Connect with Us

Erdhi edhe kjo ditë/ Legjenda i thotë lamtumirë Serisë A

Aktualitet

Erdhi edhe kjo ditë/ Legjenda i thotë lamtumirë Serisë A

Publikuar

-

Roma ka konfirmuar që legjenda Daniele de Rossi do të largohet nga klubi në përfundim të këtij edicioni dhe do të vazhdojë karrierën diku tjetër.

35 vjeçari tërë jetën ia ka kushtuar këtij klubi. Nga viti 2001 e deri sot ka zhvilluar mbi 600 ndeshje, ka shënuar 63 gola, por ka fituar vetëm 3 trofe të rëndësishëm. Dy herë Kupën e Italisë në vitin 2007 dhe 2008 dhe Superkupën e Italisë në vitin 2007.

De Rossi do të përshëndetet me tifozët në ndeshjen e fundit të sezonit kundër Parmës. De Rossi njihet edhe për kontributin e madh në kombëtaren e Italisë, ku numëron 117 ndeshje , duke u bërë lojtari i katërt në historinë e “azurreve” që kanë luajtur më shumë ndeshje.

Ndërsa destinacioni i tij i ri përflitet se do të jetë në Kinë ose në MLS. /CNA.al

/CNA.al

Aktualitet

Milanit i ngec në derë/ Dështon transferimi i yllit të madh

Publikuar

-

Një lajm i befasishëm ka ardhur në zyrat e Milanit në orët e mbrëmjes së sotme. Kështu shitja e sulmuesit portugez Andre Silva te Monaco, duket se ka dështuar, ndonëse pritej që të vinte zyrtarizimi.

Kuqezinjtë kishin gjetur akordin me klubin francez për shifrën e 30 milionë eurove, që do të sillnin edhe një plusvalencë të rëndësishme në arkat e klubit milanez, por gjërat nuk kanë shkuar sipas planit.

Mediat franceze raportuan se marrëveshja është në prag të dështimit, ndërsa arsyet që qarkullojnë janë dy. E para lidhet me mungesën e akordit për pagën e sulmuesit, ndërsa tjetra për gjendjen e tij fizike.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Foto- Rrobe banjet më “in” këtë sezon/ Ja detaji që po “çmend” fashionistat shqiptare

Publikuar

-

Në verë detaji tek i cili të shkojnë menjëherë sytë janë rrobat e banjos që kanë veshur VIP-at dhe ne kemi vënë re se të famshmet shqiptare kanë një dobësi për bikinit me një krah.

Nga fotot që kanë publikuar në rrjetet sociale duket se ato janë shumë të përshtatshme dhe të tregojnë shumë ‘in’ dhe të famshmet shqiptare nga Lori Hoxha, Armina Mevlani e Arilena Ara nuk kanë ngelur pas për t’i treguar ato në rrjetet sociale.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Meta ironizon Ramën/ “Sa herë i ka dëgjuar këshillat e mia nuk i ka dalë keq”

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta duke folur për situatën politike në vend dhe nismën e Kuvendit për shkarkimin e tij, nuk i ka kursyer akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama.

Me tone ironike Meta u shpreh se Rama është një njëri që nuk gjen rehatë me demokracinë, ndërsa shtoi se “sa herë i ka dëgjuar këshillat e mia nuk i ka dalë keq”.

“Në Shqipëri egziton vetëm një konflikt madhor që është Edi Rama. Kur i intereson atij të bën të mirë, kur si intereson të bën nul. Ky është një njeri që nuk gjen rehatë me demokracinë.

Po të ishte për raporte personale, duhet të keni parasysh që raportet e mia me Berishën kanë qenë mjaft të vështira, pastaj më ndryshe, edhe me Ramën dhe me këdo. Unë po të nisem nga pozitat personale, kam frikë se do të kisha marrë vendime të tjera, por unë gjithmonë nisem nga gjykime politike dhe nisem në interes të vendit.

Por raportet me të i kam shumë të mira kur nuk i preken interesat e tij.

Sa herë që ai i ka dëgjuar mendimet e mia, këshillat e mia, nuk i ka dalë keq. Kur nuk i ka dëgjuar… Unë nuk i imponohem dot.”-theksoi Meta në “Tempora”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE