LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dokumenti/ Shtohet një kandidat për kryebashkiak i Bindjes Demokratike

14 Maj 2019, 17:13, Aktualitet CNA
Dokumenti/ Shtohet një kandidat për kryebashkiak i Bindjes Demokratike

Mbrëmjen e djeshme CNA.al, i informuar nga burimet e veta, publikoi listën me 25 kandidatë garues për kryetar, në disa prej bashkive kryesore në vend, nën siglën e partisë më të re të spektrit politik, Bindja Demokratike.

Bindja Demokratike në një deklaratë për mediat zyrtarizoi listën e emrave prej 25 kandidatësh, si dhe njoftoi për 50 emra të qenë në listat e këshilltarëve bashkiakë.

CNA.al ka siguruar dokumentin ku konfirmohet se një tjetër kandidat i është shtuar Bindjes Demokratike. Ai është Robert Brahaj dhe do të kandidojë në Bashkinë e Mallakastrës, duke bërë që në këtë Bashki të mos ketë vetëm kandidatë për këshilltarë por edhe një kandidat për Kryetar./CNA.al

Bindja Demokratike ?ndez motorët? për zgjedhjet/ Zyrtarizon 25 kandidatët

Zgjedhjet lokale/ Zbulohen kandidatët e Bindjes Demokratike

Lajmet e fundit nga