Connect with Us

Arrestimi i protestueve/ LSI sulmon Edi Ramën

Aktualitet

Arrestimi i protestueve/ LSI sulmon Edi Ramën

Publikuar

-

LSI i përgjigjet Ballës/ Selinë e PS e goditën socialistët, teatrit të qeverisë i erdhi fundi

LSI me anë të një deklarate të shpërndarë për mediat ka reaguar në lidhje me mbajtjen në burg të 20 protestuesve të opozitës ditën e sotme.

Sipas LSI-së, mbajtja në burg e protestuesve është një akt dhune shtetërore me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Në deklaratën e LSI-së, thuhet ndër të tjera se vendime të tilla nuk e trembin dhe nuk e ndalin revoltën e opozitës.

Deklarata e plotë:

Lëvizja Socialiste për Integrim, duke u solidarizuar me qytetarët protestues të mbajtur padrejtësisht në burg, me anë të një njoftimi për shtyp deklaron se:

Mbajtja në burg e protestuesve të opozitës, është një akt tjetër më shumë që dëshmon dhunën shtetërore të komanduar nga Edi Rama, i cili i trembur nga frika e revoltës popullore, po përdor edhe drejtësinë njësoj siç bën me policinë, me shpresë se do të mund të ndalë uraganin e protestës qytetare!

LEXO EDHE:  Rama acarohet me teoritë për koronavirusin/ "Më përmendin si ushtar për Iluminatin dhe Masonët, s'ka 5G"

Nga ana tjetër, është dëshmia e rradhës e vendimeve të një drejtësie politike, që e vënë e gjitha nën thundrën e një pushteti të ngritur mbi krimin elektoral dhe që mbahet ende prej krimit të organizuar, po i shërben Edi Ramës me shpresë  se ky do të mund ta shpëtojë vetingut!

Mirëpo, ashtu sikundër as bombat me gazlotsjellës e paralizues, ashtu sikundër as dhuna e shkopinjëve të gomës se policëve shërbëtorë të krimit e jo të ligjit, edhe vendimet politike të gjykatësve shërbëtorë të krimit e korrupsionit, nuk e trembin dhe as e ndalin dot shpirtin e revoltës dhe vendosmërinë e protestës qytetare, e cila do të permbushë misionin e vet me largimin nga pushteti të Kryeministrit peng të krimit, që për interesat e pushtetit të vet, po mban peng të ardhmen europiane të Shqipërisë!/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dy javë pas zgjedhjeve/ Rama takim me deputetët

Publikuar

-

Nga

Dy javë pas zgjedhjeve të 25 prillit, kryeministri Edi Rama ka mbledhur deputetët aktual dhe ata të rinjtë që dolën fitues në 25 prill.

Takimi është duke u zhvilluar në Pallatin e Bigradave. Ky është takimi i parë që mban Rama me deputetët e rinj të zgjedhur.

Rama është duke mbajtur fjalën e tij para deputetëve, ku pritet edhe të prezantojë objektivat që ka për mandatin e tretë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

E rëndë/ 70-vjeçari i jep fund jetës, bie në kontakt me rrymën elektrike

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme një i moshuar në qytetin e Vlorës i ka dhënë fund jetës së tij. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Pavarsia” ku shtetasi me iniciale DH.D ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Sipas policisë, dyshohet se 70 vjeçari ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike duke çuar në vetëvrasje.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ku nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas vuante nga shëndeti mendor./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Digjet gjatë natës makina e vëllait të Eljon Hysës/ Në 2018 u gjet i vrarë dhe i groposur në Nikël

Publikuar

-

Nga

Gjatë natës së kaluar është djegur një automjet tip “Volksëagen” në Krujë, në pronësi të shtetasit S.H.

Mësohet se makina e djegur është e vëllait të Eljon Hysës nga Gjormi, i cili u gjend i vrarë dhe i groposur në Nikës me 14 korrik të vitit 2018. Bëhet me dije se makina ka qenë e parkuar në oborrin e banesës të motrës së tij ku Hysa kishte shkuar për darkë.

Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit, 6 persona dhe janë sekuestruar pamje filmike si dhe janë kryer disa kontrolle banesash

LEXO EDHE:  Rama acarohet me teoritë për koronavirusin/ “Më përmendin si ushtar për Iluminatin dhe Masonët, s’ka 5G”

LEXO EDHE:  Çfarë ndodh nëse Basha nuk pranon kushtet e Ramës?!/Blushi jep përgjigjen

‘Më datë 09.05.2021, në orën 22:30, në Krujë ka marë flakë në parkim mjeti tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetasit S. H. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes ku ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit 6 persona, janë sekuestruar pamje filmike si dhe janë kryer disa kontrolle banesash. Materialet i kaluan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.’– njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE