LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Armiq të betuar"/ Reperi habit me deklaratën ndaj Noizyt

14 Maj 2019, 13:43, Aktualitet CNA
"Armiq të betuar"/ Reperi habit me deklaratën ndaj Noizyt

Prej kohësh raporti midis Noizyt dhe Don Phenom nuk ka qenë aspak i mirë. Shumë herë ata kanë hedhur thumba ndaj njëri-tjetrit.

Pak muaj më parë ishte Don Phenom i cili akuzoi kënëgtarin se i kishte kopjuar këngën. Në  një status në Instagram ai shkruante:

“Nese fjal t?mira najher shkruni , asht Kur Po i merrni tekstet tona e pak ma ndryshe Po i thuni. Përshëndes krejt fansat e mi qe i kam inspiru me shkru tekste te bukura.

Edhe përshëndes krejt estraden qe ka fillu me ba muziken sikur Axha . Jeni krejt nipat e mesat e mi.”, shkruante ai.

Mirëpo, i ftuar së fundmi në ?NIN?, Don Phenom ka habitur me fjalët që ka thënë për Noizyn.

?Të më kishe pyetur para dy viteve ne dy do bënim muhabet për këtë temë gjysmë ore. Ka një vit që unë nuk jam marrë fortë me këtë energji, jam përpjekur të sjell muzikë të mirë, të jem një djalë sa më i mirë që kolegët mos të më kenë frikën.

Fansat e analizojnë dhe e kuptojnë çfarë ke bërë ti e çfarë ai. Por në Amerikë thonë në qoftë se më imiton duhet marr për mirë jo negativisht.

Nuk kemi pas asnjëherë mundësi të sqarohemi, por me sa kemi kuptuar, ai është në punë të vetë, ne në punë tonë, vazhdojmë bëjmë muzikë të mirë. I urojmë suksese krejt kolegëve?, ka përfunduar ai.

Lajmet e fundit nga