Vrasje të vogla/ Oja refuzon propozimin e Serhanit, ja ç’do ndodhë sot – CNA
Connect with us

Life Style

Vrasje të vogla/ Oja refuzon propozimin e Serhanit, ja ç’do ndodhë sot

Publikuar

-

Oja i tregon Edipit se është shumë e lumtur pasi Serhan i shprehu dashurinë. Merve arrin t’i kthejë sërish mikeshat e saj. Merve i fton mikeshat në festën që do mbajë për rikthimin e Serhanit por ato nuk pranojnë pasi bashkëshortët e tyre i mbajnë ende inat Serhanit. Merve i tregon mikeshave se në festë do të jetë edhe një zonjë e rëndësishme znj.Tomris. Ato vendosin të shkojnë në festë. Merve takon znj.Tomris dhe e fton në festë. Znj.Tomris nuk i jep fjalën që do shkojë por Merve nuk i ndahet derisa ajo të pranojë. Arzu humb një klient dhe mërzitet. Mehmet shkon në shtëpinë e Arzus dhe nxehet kur gjen Enverin. Mehmet përzë Enverin. Rikthimi i Merves tensionon Pelinin. Merve organizon festën dhe thërret Serhanin. Serhan nxehet me Merven që i merr vendimet pa e pyetur. Serhan arrin të kthejë klientët. Në festë shkon edhe znj.Tomris.

LEXO EDHE:  Ngjarje e rëndë/ Ish-futbollisti vritet pranë shtëpisë së tij

Në festën e Arzus nuk shkon askush. Arzu shkon në shtëpi e dëshpëruar. Ajo qan në krahët e Mehmetit. Mehmet i thotë Arzus se është penduar dhe i kërkon falje. Ai e puth Arzun por ajo e refuzon dhe i kërkon të largohet. Serhan dhe Merve bëjnë sherr pas festës. Serhan i bërtet Merves pasi ajo nuk e dëgjon fjalën e tij. Merve mendon se ka bërë gjënë e duhur. Oja zhvendoset në një klinikë të re dhe merr një punëtor për ta rregulluar mirëpo ai nuk e dëgjon. Serhan e ndihmon Ojan dhe bind punëtorin. Oja habitet si Serhani arriti ta zgjidhë çështjen. Serhan e pyet Ojan çfarë ka vendosur për të dy. Ajo i thotë se ka frikë. Serhan largohet i mërzitur.

Aktualitet

Horoskopi ditor 16 korrik 2019/ Zbuloni surprizat e ditës së sotme për 12 shenjat e zodiakut

Publikuar

-

Dashi

Kjo e martë do të jetë e mbushur me tensione dhe diskutime, si në sferën sentimentale edhe në atë profesionale. Gjithçka për shkak të ndikimit të Saturnit. Mundohuni që të gjeni rrugën, në mënyrë që pavendosmëria juaj të mos ju bëjë që të humbni ndonjë mundësi të mirë.

Demi

Ju pret një ditë pozitive gjatë së cilës do të përballeni me disa projekte të cilat do të marrin jetë, por duhet të ecni përpara me kurajo dhe vendosmëri, pasi jeni në rrugën e duhur. Do të jeni më të qetë në raport me më parë, pasi do të kuptoni se ky ndryshim, do të jetë në të mirën tuaj.

Binjakët

Ka ende një sërë problemesh që kërkojnë zgjidhje sa i takon jetës tuaj personale dhe sidomos asaj profesionale. Kjo gjë do të bëjë që të lini pas dore ndjenjat, por mund të ketë debate dhe tensione të shumta.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite mund të mos prekeni nga disa probleme që nuk kanë gjetur ende zgjidhje. Sa i takon ndjenjave, do të ndjeni dëshirën për të konfirmuar një dashuri dhe për të përjetuar momente pasioni. Kush prej pak kohësh i ka dhënë fund një lidhjeje, mund të ndjejë dëshirën për tu kthyer pas.

Luani

Dashuria do të jetë në plan të parë gjatë kësaj dite. Ekziston mundësia që ajo e cila deri pak kohë më parë ishte miqësi, të transformohet në diçka më shumë. Kjo është një periudhë e bukur e cila do ju dominojë, por bëni kujdes që të mos imponoheni.

Virgjëresha

Do të përfshiheni nga ngjarjet e ditës, duke mos arritur që ta keni veten nën kontroll. Nëse diçka nuk ecën siç duhet mos u dekurajoni, periudha në vijim do të jetë shumë herë më e mirë.

Peshorja

Mundohuni që të mos dekurajoheni nga asgjë dhe të shikoni përpara me optimizëm, ndonëse mund të jeni duke jetuar një periudhë jo shumë të favorshme. Lidhur me ndjenjat do të keni ende shumë dyshime, ndaj bëni mirë që ti sqaroni sa më parë.

LEXO EDHE:  Vrasje të vogla/ Oja tenton të kryejë vetëvrasje, ja ç’do ndodhë sot

Akrepi

Sa i takon të lindurve të kësaj shenje mund të përballen me momente tensioni në sferën profesionale. Ata që janë duke përjetuar një histori të re dashurie, ndoshta nuk ndihen gati për të dhënë garanci. Këshillohet që të shmangni në maksimum polemikat.

Shigjetari

Ju pret një ditë gjatë së cilës duhet të shmangni çdo shpenzim të tepërt dhe ku duhet ti bëni mirë llogaritë. Mjaft e favorizuar është sfera sentimentale, edhe për ata që janë vetëm. Po ashtu mjaft të favorshme janë takimet dhe një miqësi e lindur prej pak kohësh mund të transformohet në dashuri. Kjo është një periudhë shumë e mirë për të bërë projekte afatgjata.

Bricjapi

Sa i takon të lindurve të kësaj shenje, do të përballen me probleme në sferën sentimentale, por edhe me konflikte. Kush prej pak kohësh ka mbyllur një histori dashurie, do të jetë i dominuar nga kujtimet e trishta. Sa i takon sferës profesionale, nuk do të ketë zhvillime, pasi ndryshimet do të ndodhin vetëm në vjeshtë.

Ujori

Mund të ndiheni disi të lodhur, për shkak të angazhimeve të fundit me të cilat jeni përballur. Fatkeqësisht, shpesh ndjesia e të mos qenit të vlerësuar siç doni, do të bëjë që të mos ndiheni mirë, shkruan noa.al. Mundohuni vetëm që të mos përfshiheni në polemika dhe të mos debatoni për punën, të paktën deri të premten, kur situata do të ndryshojë.

Peshqit

Për të lindurit e kësaj shenje Paolo Fox parashikon probleme të vogla ligjore apo lidhur me një gabim që keni bërë në të kaluarën. Vijon të jetë një periudhë lufte por mos u dorëzoni, pasi në fund do të dilni fitimtarë.

LEXO TE PLOTE

Life Style

Vrasje të vogla/ Oja tenton të kryejë vetëvrasje, ja ç’do ndodhë sot

Publikuar

-

Oja i tregon Edipit gjendjen e dëshpëruar në të cilën ndodhet. Edip pranon se ka ndjenja ndaj Merves. Oja e përzë nga shtëpia Edipin pasi dëgjon këtë. Serhan shkon në shtëpinë e Ojas dhe i thotë të arratisen. Burxhu futet fshehtas në shtëpinë e Arzus. Arzu e ndjen që dikush ka hyrë në shtëpi. Oja dhe Serhan nisen për udhëtim. Serhanin e merr e ëma në telefon dhe i thotë se Oja e ka premtuar që do i bashkojë. Serhan dëgjon që Oja kërkon të blejë shtëpinë e tij. Oja dhe Serhan bëjnë sherr për këtë çështje.

Oja përpiqet t’i tregojë se këto nuk janë të vërteta por Serhan nuk e beson. Oja e lë Serhanin më mes të rrugës. Merve gëzohet kur mëson që Serhan e ka anuluar udhëtimin. Oja shkon në shtëpinë e saj të vjetër. Ilhan mëson kush i ka shkruar komentet negative për Ojan. Nën efektin e ilaçeve Oja tenton të lëndojë veten. Ajo futet në det me një çantë me gurë. Por teksa po mbytet i shfaqen para syve të gjithë ngjarjet e fundit dhe kupton që këtë ja ka bërë Merve. Në momentet e fundit Oja vendos të jetojë dhe del nga deti. Ilhan e pret në breg dhe i tregon se Elifi i ka shkruar komentet negative.

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

Kërkohet nga shtëpitë më të mëdha diskografike/ Këngëtari shqiptar promovon Shqipërinë në klipin e tij

Publikuar

-

Këngëtari shqiptaro-amerikan Big Cruz është një nga emrat më të rinj të tregut muzikor. Edhe pse që në moshë të vogël ka emigruar jashtë Shqipërisë, nuk e ka harruar kurrë vendlindjen e tij.

Big Cruz është rikthyer në Shqipëri për të xhiruar klipin e këngës më të re të tij në bregdetin e jugut. Ka zgjedhur pikërisht vendin e tij për ta promovuar kudo nëpër botë.

Pas përfundimit të xhirimeve ai është larguar sërish për në Amerikë ku po shqyrton edhe ofertat që po i jepen nga kompanitë e mëdha muzikore në botë.

LEXO EDHE:  Vrasje të vogla/ Oja tenton të kryejë vetëvrasje, ja ç’do ndodhë sot

Aktualisht janë 3 kompani muzikore botërore që presin ta marrin në menaxhim artistin shqiptar. Një prej tyre është “Roc Nation” kompania e cila drejtohet nga Jay Z. Tjetra është “Universal Music Group, Republic Records” kompania që ka në menaxhim Justin Bieber, Rihann-en, Lady Gaga e sbumë artustë të tjerë. Ndërsa “Warner Brothers Music Group” është në pritje të një përgjigjeje pozitive nga ana e Big.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending