LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Spahia: Vendi, peng i një njeriu që qeveris me krimin

13 Maj 2019, 20:15, Aktualitet CNA
Spahia: Vendi, peng i një njeriu që qeveris me krimin

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar në rrjetet sociale, pak minuta pas mbylljes së protestës së opozitës.

Spahia shkruan se aksioni dhe misioni i nisur nuk ka më kthim pas.

?Nuk ka kthim pas sepse qytetarët e një vendi të NATO-s e që lëvizin pa viza në BE, nuk pranojnë që Shqipëria te mbetet peng i nje njeriu qe qeveris me krimin e oligarkët?, shkruan Spahia.

Postimi i plotë

NE JEMI SHUMICA KUNDER TE KEQES!

Nuk ka kthim pas, se ne jemi ne anen e qytetareve kunder dhunes se ketij kryeministri qe pasi vodhi zgjedhjet, po perdor pushtetin per te vijuar grabitjen e pasurive te vendit, te taksave te qytetareve e duke e kthyer policine ne nje vegël qorre per te mbrojtur vec karrigen e tij! Nuk ka kthim pas sepse qytetaret e nje vendi te NATO-s e qe levizin pa viza ne BE, nuk pranojne qe Shqiperia te mbetet peng i nje njeriu qe qeveris me krimin e oligarket! Nuk kerkojme asgje me shume se standartet e demokracise europiane e amerikane! Atje nje kryeminister i tille nuk do rezistonte as 6 minuta e jo 6 vjet! #ShqiperiaSiEuropa#RamaShporru!/CNA.al

Lajmet e fundit nga