LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shtyhet me 3 javë ngritja e SPAK 

13 Maj 2019, 13:31, Aktualitet CNA
Shtyhet me 3 javë ngritja e SPAK 

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar sot me 10 vota pro, vendimin për shtyrjen me 3 javë të afatit për ngritjen e SPAK.

?Komisioni i Posaçëm i KLP i ngarkuar me vlerësimin dhe përzgjedhjen e kandidateve për SPAK kërkon miratimin e projekt-vendimit një ndryshim ne formën e një amendamenti në Rregulloren ?Mbi kriteret dhe procedurën për ngritjen në detyrë të prokurorëve pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar??, thuhet në njoftim.

Afati i kërkuar është 3 javor. Ky projekt-ligj u miratua me 10 vota pro dhe 1 kundër (Nurihan Seiti).

Gjithashtu, propozohen kompensim financiar ose ditë pushimi për të gjithë sistemin e prokurorisë eksistuese (Prokuroritë e Shkallës së Parë dhe të Apelit) duke filluar nga 1 Janar 2019.

Po ashtu, u miratua me shumicë votash projekt -akti për angazhimin e prokurorit Ylli Pjetërnikaj në veprimtari jashtë funksionit ( mësimdhënie)./ CNA.al

Lajmet e fundit nga