LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrahja e Dollapit/ "Po të mos kishte tentuar ti largohej policisë do kish fituar opozita"

13 Maj 2019, 20:24, Aktualitet CNA

Nga tryeza e emisionit ?360 Gradë?, ku në qendër të diskutimit është protesta e opozitës, ish drejtori i Policisë së Tiranës, Mit?hat Havari, ndërsa diskutoi për përplasjen e Sahit Dollapit, sekretar organizativ i PD-së, me Policinë, ka thenë se nëse ky i fundit nuk do kishte tentuar ti largohej policisë atëherë do kishte fituar opozita…

Jo se i marr në mbrojtje strukturat po  gjithsesi i di mirë këto vështirësi dhe halle. Para rrëzimit ai krijoi një incident.

Aty ka munguar një oficer karriere, i  kulturuar, i zgjuar që duke e njohgur ti thoshte ?zoti Sahit të lutem mos na pengoni në punën tonë? dhe ai do kishte ikur.

Kur erdhi FNSH ai u tremb dhe mori vrapin dhe u rrëzua. Një burrë shteti nuk lëviz nga vendi. Qëndron në vend dhe aty do fitonte politikisht opozita, nëse policia do tetonte ta prekte me dorë duke mos bërë asgjë.

Sepse deri në atë moment Dollapi nuk bëri asgjë, thjeshtë hoqi maskën, nuk pash veprim anti ligjor. Por duke vrapuar ju e dini atë shprehjen? Penalizoi veten”,- ka vlerësuar Havari./CNA.al

Lajmet e fundit nga