LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama intervistë për mediat serbe/ Nuk duam kufij në Ballkan

13 Maj 2019, 09:09, Aktualitet CNA
Rama intervistë për mediat serbe/ Nuk duam kufij në Ballkan

Gjatë një interviste të dhënë për mediat serbe, kryeministri Rama ndër të tjera ka folur edhe në lidhje me çështjen e njohjes  së pavarësisë së Kosovës.

Kreu i qeverisë ka deklaruar se Serbia duhet të pranojë realitetin dhe të njohë sa më parë pavarësinë e Kosovës, pasi sipas tij kjo është e pashmengshme.

?Nevoja për pajtim është e pashmangshme, dhe sa më shumë Serbia vazhdon të besojë në këtë ëndërr se kjo nuk ka ndodhur ose se ajo mund ta parandalojë atë, do të jetë më e dhimbshme për të gjithë?-theksoi Rama.

Gjithashtu Rama ka thënë se shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës edhe pse jetojnë në dy shtete të ndryshme, tani ka ardhur koha që të bashkohen.

Ai këtë bashkim të shqiptarëve e sheh si pjesë e rrugës së BE-së. ?Shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë janë vëllezër që tani jetojnë në dy vende të ndryshme dhe duhet të bashkohen?-tha Rama në TV Pink.

Ndërsa sa takon kufijve në Ballkan, Rama është shprehur për një rajon të hapur, i cili të mos mbetet i izoluar për shkak të kufijve me vendet e Ballkanit Perëndimor.

?Nuk e dua kufirin me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë, Serbinë. Duhet të punojmë për ta bërë atë të ndodhë?,-shtoi ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga