LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga “TV Erseka” në kandidat për kryebashkiak/ Çfarë do t’ju premtojë “erseksave” Erion Isai

13 Maj 2019, 13:00, Aktualitet CNA
Nga “TV Erseka” në kandidat për kryebashkiak/

Ish-aktori i Portokallisë, Erion Isai do të kandidojë për bashkinë e Kolonjës, nën siglën e Partisë Socialiste.

Erion Isai u bë i njohur për publikun si aktor i shfaqjes ?Portokalli? shumë vite më parë, kur luante rolin e gazetarit të ?Tv Ersekës?.

Lidhja politike e Isait me Partinë Socialiste u konfirmua rreth një vit më parë, kur aktori Erion Isai u emërua drejtor i Teatrit të Kukullave. Ai zëvendësoi në këtë post Monika Lubonjën.

Por, çfarë do t?i ofrojë komunitetit një aktor, qesharak që vetëm është tallur dhe ka ironizuar banorët e kësaj zone.

Më poshtë sjellim një video, ku Erion Isai ironizon banorët e Ersekës, ndërsa u drejtohet me fjalës ?ersekse? dhe ?erseksa?.

Në pjesën që sjellim më poshtë, improzivohet rasti kur një qytetar i ankohet për një rrobaqepësi pranë zyrës ku merr pensionin, pasi sipas tij ?rrobaqepëset i marrin paratë sapo del nga zyrat?, Erion Isai i jep këtë zgjidhje ?Po mire, jepua karten rrobaqëpseve të shkojnë t?i marrin vetë pensionin, pse duhet të presësh ti në radhë, le të presin ato?.

Mesa duket këto do jenë edhe premtimet elektorale të Erion Isait për banorët. Një klloun, që pretendon të bëhet kryebashkiak, nuk mund të ofrojë më shumë se kaq./ CNA.al

Lajmet e fundit nga