Horoskopi javor/Paolo Fox tregon si do të jetë kjo javë për shenjat e zodiakut – CNA
Connect with us

Aktualitet

Horoskopi javor/Paolo Fox tregon si do të jetë kjo javë për shenjat e zodiakut

Publikuar

-

Dashi: Venusi, i cili do të jetë në shenjën tuaj deri të mërkurën, do t’ju dhurojë rrezet e tij të fundit të pozitivitetit. Shfrytëzojini ato që të fitoni më tepër pushtet! Duke nisur nga dita e premte, planeti Mars, që është në shenjën e Gaforres, do të shkaktojë tensione në punë. Mos i merrni gjërat personale, por tregohuni objektivë! E hëna do të jetë ditë me fat.

Demi: Planeti Venus do të hyjë në shenjën tuaj ditën e enjte dhe do t‘i qëndrojë besnik Uranit, i cili është në shenjën tuaj prej muajsh tashmë. Ka ardhur koha që t’i jepni një kthesë të re jetës suaj dashurore. Marsi, i cili gjendet në shenjën e Gaforres, nga e premtja do t’ju detyrojë t’i përkushtoheni më tepër punës. Dita juaj me fat do të jetë e marta.

Binjakët: Ditët e para të javës do të jenë disi të vështira, për shkak të Hënës në shenjën e Virgjëreshës. Këto ditë do të ndiheni të lodhur dhe më të ndjeshëm. Gjatë mesit të javës gjërat do të përmirësohen, falë Hënës te Peshorja. E mërkura do të jetë ditë me fat. Marsi do të largohet nga shenja juaj të premten, prandaj do ta ulni pak ritmin në punë.

Gaforrja: Pavarësisht se miku juaj Saturn ju qëndron gjithmonë përballë, Venusi dhe Marsi do të pozicionohen pa u ndier në anën tuaj. Planeti i dashurisë do të kalojë të enjten në shenjën e Demit, duke ju ndihmuar kështu të realizoni disa dëshira. Të premten, Marsi do të kalojë në shenjën tuaj dhe do t’ju japë atë shtysën e cila ju ka munguar kohët e fundit. E shtuna do të jetë ditë me fat.

Luani: Venusi, që është në shenjën e Demit, prej ditës së enjte, së bashku me Uranin, do ta trazojnë jetën tuaj sentimentale. Sa më mendjehapur të tregoheni ndaj ndryshimeve, aq më pak telashe do të keni. E mërkura do të jetë ditë me fat. Hëna tek Akrepi do t’ju bëjë më të ndjeshëm gjatë fundjavës. Uleni dozën e ironisë ndaj vetvetes.

Virgjëresha: Planeti i Venusit në bashkëpunim me Uranin do t’ju ndihmojnë të shkëputeni nga disa marrëdhënie të paqarta, të cilat nuk i përmbushin synimet tuaja. Marsi, i cili ka kaluar në shenjën e Gaforres, do t’ju japin një shtysë në jetën profesionale, duke ju ndihmuar të bëni një zgjedhje të rëndësishme. E diela është dita juaj me fat.

Peshorja: Java do të rrjedhë mjaft e qetë. Por këtë qetësi do ta prishë vetëm kalimi i Marsit te Gaforrja, diçka që mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur fizikisht dhe të stresuar në punë. Merrini gjërat me radhë, pa u ngutur dhe pa u shqetësuar. Pikërisht ky është sekreti. E hëna do të jetë ditë me fat.

Akrepi: Marsi, që gjendet te Gaforrja, do t’jua shtojë pasionin prej ditës së premte dhe do t’ju bëjë të ndiheni romantikë dhe të frymëzuar. Kjo gjë do të reflektohet edhe në punë. Duke nisur nga e enjtja, Venusi do t’jua vështirësojë disi gjërat. Nëse vazhdoni t’i kundërshtoni të tjerët, do të mbeteni vetëm. Dita juaj fatlume do të jetë e hëna.

Shigjetari: Kalimi i Venusit të enjten në shenjën e Demit, do të bëjë që dashuria të marrë një rrugë më të qetë, ndryshe nga ç’jeni mësuar zakonisht. Në sferën profesionale do të tregoheni pa dyshim më të vendosur dhe mirënjohës ndaj Marsit, i cili nuk do t’ju kundërshtojë më duke nisur nga e premtja. E mërkura është dita juaj me fat.

Bricjapi: Duke nisur nga dita e enjte, Venusi dhe Urani do t’i japin hov jetës suaj sentimentale, e cila ka qenë mjaft e trazuar kohët e fundit. Marsi, që është në opozitë me shenjën tuaj, mund t’ju bëjë grindavecë të premten. Bëni kujdes me tonin e zërit, nëse nuk doni të grindeni me të gjithë. E hëna do të jetë dita juaj fatlume.

Ujori: Venusi që gjendet te Demi dhe planeti juaj udhërrëfyes, Urani, mund të shkaktojnë tensione në dashuri të enjten, sidomos nëse bëni rezistencë të kotë ndaj një ndryshimi. Hëna në shenjën e Akrepit do t’ju bëjë më të ndjeshëm dhe pasionantë gjatë fundjavës. Dita me fat do të jetë e enjtja.

Peshqit: Duke nisur nga dita e enjte, Venusi dhe Urani do t’ju ndihmojnë të konkretizoni një histori dashurie. Të premten, Marsi do t’ju bëjë pasionantë dhe energjikë, veti të cilat do t’i përdorni edhe në punë. E premtja është gjithashtu dita juaj fatlume. Në fundjavë, Hëna tek Akrepi premton çaste plot pasion.

Aktualitet

“Lufta” Qeveri-Presidencë/ Zbardhet roli i Metës në shkatërrimin e Kushtetueses

Publikuar

-

By

“Mungesa e Gjykatës Kushtetuese vjen si pasojë e mos kryerjes së detyrës së presidentit Ilir Meta, në kohën kur duhet të shpallte vakancën, në vitin 2016”.

Kështu është shprehur ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e ftuar në emisionin “Tempora”, duke iu kundërpërgjigjur Presidentit Ilir Meta, i cili ankohet për mungesën e Gjykatës Kushtetuese.

Meta, reformën në drejtësi e ka quajtur ramaforma në drejtësi.

Por, sipas Gjonajt, nëse Presidenti do të ishte i shqetësuar për ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese do duhej të kishte hedhur shortin e KED, si në 2017, ashtu edhe në 2018.

“Nëse Presidenti do ishte i shqetësuar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese do duhej të kishte shpallur vakancën e parë kur është njoftuar që në 2016, për dorëheqjen e një anëtari të saj. Por në fakt e ka shpallur dy vite më vonë gati në shkurt të vitit 2018. Të gjitha këto vonesa nuk janë për shkak të qeverisë. Qeveria i ka bërë të gjitha detyrat e saj dhe Ministria e Drejtësisë ka ushtruar të gjithë funksionin kushtetues dhe ligjor”, ka thënë Gjonaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Reforma në drejtësi/ Ministrja Gjonaj kapet duke gënjyer

Publikuar

-

By

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, nuk shkëputet dot nga linja e gënjeshtrave të Qeverisë.

Madje ajo guxon të gënjejë, hapur teksa deklaron se reforma në drejtësi sot nuk pengohet nga politika.

“Nëse më përpara edhe pas miratimit, kishte rrezikshmëri që të pengohej nga politika, sot nuk ka asnjë pengesë nga politika. Sot merr kohën e saj që do ti duhet çdo sistemi që ndryshon nga fillimi, me një arkitekturë dhe institucione të reja të marri periudhën e saj tranzitore që i duhet për të ringritur sistemin e ri”, ka thënë Gjonaj në emisionin”Tempora”.

Faktet se politika i ka duart në drejtësi janë të shumta, duke nisur që nga emërimi i prokurores së përgjithshme të përkohshme Arta Marku, tek skandali që vitin e kaluar përfshiu Krimet e Rënda apo së fundi tek përzgjedhja e disa prokurorëve skandaloz për në SPAK./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kërcënoi Arben Malajn”/ Taulant Balla pranon fajin

Publikuar

-

By

Partia Sociale që mbrëmë ka njoftuar se do të kërkonte shkarkimin e Arben Malajt nga bordi i Bankës së Shqipërisë.

Sot, gjatë ditës, Malaj reagoi, duke thënë se ka marrë edhe mesazhe kërcënuese nga kolegët e tij dhe drejtori gishtin ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Ky i fundit i ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dërvishi ka mohuar të ketë kërcënuar Malajn.

“Nuk do doja të bëja asnjë koment. Do të jenë kolegët e Grupit Parlamentar që kanë kerkuar marrjen e kësaj mase disiplonore që do të flasin. Në asnjë Bankë Kombëtare në botë, asnjë anëtar që paguhet nga buxheti i shtetit, nuk bëhet pjesë e aktiviteteve publike”, është shprehur Balla.

Më tej ai ka pranuar se ka faj, por e ka lidhur me propozimin që ai ka bërë për emërimin e zotit Malaj në bordin e BSH-së.

“Unë di vetëm që kam fajin dhe përgjegjësinë që kam propozuar zotin Malaj që të bëhet anëtar i bordit të Bankës së Shqipërisë. Me ne, nëse shkel ligjin shkarkohesh, është një shkelje flagrante e ligjit nga Malaj. Une mbaj pergjegjësi që kam ngulmuar të ishte edhe ish-ministri i Financave, Arben Malaj”, është shprehur Balla./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending