LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FOTOT- Nga flakdanët tek mesazhet në Kryeministri/ Çfarë ndodhi në protestën e sotme

13 Maj 2019, 21:28, Aktualitet CNA

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar protesta e opozitës nisi zyrtarisht në orën 18:30.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha këtë herë pa aleaten e tij Monika Kryemadhi iu bashkua disa minuta më vonë protestuesve.

Gjatë fjalës së tij Basha zbardhi skenarin e marshim protestës e cila niste nga Kryeministria dhe vijonte tek Drejtoria e Përgjithshme të Policisë, Parlamenti, Ministria e Brendëshme, Drejtoria e Policisë së Tiranës dhe për tu mbyllur me himnin kombëtar tek selia e Partisë Demokratike.

Gjatë protestës së sotme nuk kanë munguar mesazhet me video projektor ndaj kryeministrit Edi Rama, por gjithashtu nuk munguan edhe incidentet e përmasave më të vogla në krahasim me atë të protestës së mëparshme.

Ndrysha nga protestat e zhvilluara më parë kjo protestë pati një skenar të qartë nga opozita./CNA.al

Lajmet e fundit nga