LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Etilda Gjonaj i “tërheq veshin” Arta Markut/ Duhet të punoni më fort

13 Maj 2019, 12:10, Aktualitet CNA
Etilda Gjonaj i “tërheq veshin” Arta Markut/ Duhet të

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në emër të qeverisë shqiptare ka kritikuar punën e prokurorisë gjatë vitit 2018.

Gjatë dorëzimit të rekomandimeve vjetore, Gjonaj theksoi se vitin e kaluar ka pasur një rënie të ndjeshme të numrit të çështjeve të hetuara dhe të dërguara në gjyq për veprën penale të korrupsionit.

?Nga të dhënat për vitin 2018 rezulton se ka një ulje të numrit të personave nën hetim. Ka një numër të vogël të dërgimit për gjykim të çështjeve penale. Për këtë arsye qeveria ka rekomanduar krijimin e një historiku solid për ndjekje penale. Po ashtu për vitin 2018 vihet re se numri i përgjithshëm i veprave të kallëzuara është 46.892, nga të cilat vetëm 109 janë veprat penale?, theksoi Gjonaj.

Gjonaj i ka kërkuar kryeprokurores Marku që të punojë më fort në çështje, që lidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

?Nevojitet një përpjekje më e madhe nga prokurorët për të mbyllur më shpejt proceset hetimore në mënyrë të pavarur. Vështirësitë që has organi i akuzës janë në një fazë të avancuar. Për vitin në vazhdim, Këshilli i Ministrave ka miratuar rekomandimet për vitin 2019 në luftën kundër kriminalitetit. Rekomandimet kanë për qëllim parandalimin për luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe respektimin e lirive themelore të të drejtave të njeriut. Prioritet do të jetë vijimi i reformës në drejtësi nëpërmjet reformës ligjore anti-krim që qeveria do ndërmarrë nëpërmjet ndërhyrjes në Kodin Penal. Lufta kundër korrupsionit mbetet një sfidë për vitin 2019.?-u shpreh Gjonaj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga