LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha lë selinë/ Marshon bashkë me protestuesit

13 Maj 2019, 16:58, Aktualitet CNA
Basha lë selinë/ Marshon bashkë me protestuesit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, drejtues të LSI, si dhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, kanë dalë nga selitë e tyre duke nisur marshimin e projektuar për të qenë preludi i protestës së sotme.

Më herët, në deklaratën për shtyp të PD-së dhe LSI-së, është bërë me dije se aksioni i sotëm do të jetë një marshim protestë.

Marshimi pritet të vijojë para godinës së Kryeministrisë, për të vijuar drejt “Sheshit Skëndërbej” e për të përfunduar tek Ministria e Brendëshme dhe Drejtoria e Policisë së Tiranës.

Është ky skenari i pritshëm i protestës së sotme, sigurisht nëse nuk do të ketë ndonjë të papritur. /CNA.al

Lajmet e fundit nga