LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta e opozitës/ Gazment Bardhi: Policia dhunoi protestuesit

12 Maj 2019, 10:21, Aktualitet CNA
Protesta e opozitës/ Gazment Bardhi: Policia dhunoi protestuesit

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar në media gjatë protestës që po zhvillohet aktualisht para Drejtorisë së Policisë, për të liruar të arrestuarit nga protesta e djeshme e opozitës.

Bardhi ka hedhur akuza të forta drejt Policisë dhe drejtë qeverisë Rama.

Sipas Bardhit, “reagimi i policisë është i palogjikshëm, i papranueshëm dhe kriminal. Policia është sot dhjunuesja e qytetarëve të cilët i mban të burgosur pa kryer asnjë shkelje.”

Sekretari i përgjithshëm i PD, sqaron se pjesa dërrmuese e të arrestuarëve janë dhunuar nga policia dhe kjo tregon ?inkriminimin e policisë?.

Gazment Bardhi ka thënë se do ta denoncojnë dhunën duke thënë se ?Drejtuesi i policisë është një kriminel i veshur me uniformë?.

Lajmet e fundit nga