LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Njihuni me deputetët e "rilindjes" që po mbajnë peng dosjet e krimit elektoral

12 Maj 2019, 16:01, Aktualitet CNA
Njihuni me deputetët e "rilindjes" që po mbajnë peng

Dosjet me nr. 339 dhe 184 janë bërë tashmë proverbiale jo vetëm për faktin se brenda tyre gjallojnë dhjetra qindrat e fakteve e provave që vërtetojnë blerjes e zgjedhjeve nga ana e “Rilindjes” së Edi Ramës, por edhe sepse ato vijijnë të mbeten peng i Prokurorisë e cila prej vitesh i ka futur në sirtaret e saj dhe nuk po i mbyll.

Ngritësit e akuzave të përsëritura kanë qenë opozitarët e PD-së dhe kryetari i tyre Lulzim Basha. I cili nuk i ndalur akuzat edhe gjatë mbrëmjes së sotme, ku po mban një konferencë mediatike. Madje gjatë fjalës së tij Basha ka zbuluar dhe emrat e deputetëve të “Rilindjes” prezenca e të cilëve në dosjet e mësipërme janë arsyeja kryesore e ngrirjes së hetimit.

“Dosjet 339 dhe 184 janëthemeli i ngrehinës së të keqes i të keqen që ka zaptuar Shqipërinë. Që rruga të hapet duhet që kjo të shembet me themel. Por që të hetohet 339 dhe 184 duhen prokurorë të pavarur. Gjiknuri duhet të ishte në burg si organizatori i shit blerjes së votave. Ai është sot kreu i fushatës elektorale për të ashtëquajtura zgjedhje lokale të 2019. Po ashtu Balla, Ulsi Manja duhet të ishte në burg.
Rama propozon ta cojë të keqen më thellë, të diktojë një tjetër proces zgjedhor që kryetarët e bashkive të jenë produkt i bashkëpunimit të Ramës me kriminelët dhe oligarkët. Rama sot në panik total foli me tone të ulura, plani i tij është i qartë, të godasë dhe frikësojë përballjen qytetare dhe për këtë i duhet të shkurajojë opozitën. Në vend që në burg të ishte Gjiknuri, u arrestua Klevis Balliu se doli në krah të qytetarëve. Kjo është arsyeja e rrahjes barbare të Dollapit. Beteja jonë nuk është sfidë personale. Me sfidë personale e kam mundur me votë në 2011-ën. Beteja jonë është për normalitet politik.  Pushtet me dhunë nuk mban dot,”- ka artikuluar Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga