LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta takon homologun bullgar/ Marrëdhënie premtuese mes dy vendeve

12 Maj 2019, 20:23, Aktualitet CNA
Meta takon homologun bullgar/ Marrëdhënie premtuese mes dy vendeve

Presidenti Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me homologun bullgar, Rumen Radevn gjatë vizitës së tij sot  në Shkup, në betimet e Presidentit Stevo Pendarovskit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se është i bindur për marrëdhëniet premtuese mes Shqipërisë dhe Bullgarisë.

Postimi i plotë

?Një takim i ngrohtë sot në Shkup me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev. Të bindur për të ardhmen premtuese të marrëdhënieve mes dy vendeve e popujve tanë. Me shumë impakt në këtë drejtim, konkretizimi i projektit të Korridorit 8. E falenderova për mbështetjen e fortë ndaj perspektivës europiane të vendit tonë. Pres të takohemi së shpejti në Tiranë”. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga