LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Jam shumë e nderuar"/Rita Ora shpallet zyrtarisht ambasadore e UNICEF

12 Maj 2019, 09:10, Aktualitet CNA
"Jam shumë e nderuar"/Rita Ora shpallet zyrtarisht ambasadore e

Me anë një postimi në rrjetet sociale këngëtarja shqiptare Rita Ora njoftoi se është bërë ambasadore e organizatës humanitare ?UNICEF?.

Rita ka falënderuar ?UNICEF?-in për titullin e dhënë duke shprehur haptazi lumturinë e saj. Ajo tha se është e vendosur për të mbështetur dhe mbrojtur fëmijët në nevojë.

?Unë jam shumë e nderuar që të ndaj me ju gjithçka nga emërimi im si ambasadore e UNICEF. Që nga viti 2013, kam mësuar shumë për UNICEF-in dhe punën e mrekullueshme që ata bëjnë për të nxitur ndryshime pozitive për fëmijët e së ardhmes sonë. Udhëtimi im i fundit në Kosovë më lejoi të shihja punën e mrekullueshme të UNICEF-it në vendin tim amtar dhe unë jam më e vendosur se kurrë për të shfrytëzuar pozitën time për të mbështetur, për të bërë fushatë dhe për të mbrojtur. Faleminderit UNICEF ? Unë jam pa fjalë!?, ka shkruar Rita.

 

Lajmet e fundit nga