Connect with Us

Gaz lotsjellës dhe bomba molotov në protestë/ Reagon delegacioni i BE në Tiranë

Aktualitet

Gaz lotsjellës dhe bomba molotov në protestë/ Reagon delegacioni i BE në Tiranë

Publikuar

-

dhune ne proteste

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, ka dënuar dhunën që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në protestën e opozitës së bashkuar.

Ata u kanë bërë thirrje protestuesve dhe drejtuesve të tyre politik të tregojnë përgjegjësi dhe përmbajtje në protestat që do të mbahen në ditët që do të vijnë.

 Protesta paqësore është një vlerë thelbësore e një demokracie moderne evropiane. Dhuna nuk mund të tolerohet në asnjë rrethanë. Duke pasur parasysh protestat e shpallura sot dhe në ditët e ardhshme në Tiranë, Delegacioni i Bashkimit Evropian u bën thirrje protestuesve dhe udhëheqësve të tyre politikë të tregojnë përgjegjësi dhe përmbajtje. Pikëpamjet e ndryshme politike duhet të trajtohen përmes debatit dhe dialogut.” shkruhet në reagimin e Bashkimit Europian në Tiranë.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar përsëri për aktet e dhunës në protestën e sotme.

LEXO EDHE:  Lajmi i fundit/ Arrestohet ish-gjyqtari Alaudin Malaj

“Prezenca e OSBE-së e ka ndjekur protestën e sotme minutë pas minute.Ne përsërisim qëndrimin tonë të palëkundur që dhuna nuk është përgjigja. Gjithashtu, reagimi i rëndë ndaj dhunës nuk ndihmon.”– thuhet në reagimin e OSBE./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

LIVE| Katër gola në pjesën e para, triumfojnë Partizani dhe Apolonia. Ja të gjitha rezultatet (VIDEO)

Publikuar

-

Nga

Tirana-Kastrioti, Apolonia-Laçi dhe Skënderbeu-Partizani janë përballjet e tjera të javës së 14-t në Superiore. Bardheblutë duan tre pikët me krutanët, në mënyrë që të mos e rritin diferencën me skuadrat e kreut. E njëjtë situata edhe për Laçin që luan në transfertë kundër Apolonisë, apo për Partizanin që sfidohet nga Skënderbeu në borë.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 14
Apolonia-Laçi 1-0
Shënues: Gjata 20′
Skënderbeu-Partizani 0-2, 
Shënues: Bardhi 3′, Solomon 7′
Tirana-Kastrioti 1-1
Shënues: Batha 35′ /  Devid 21′

35′ Idriz Batha ka barazuar në “Selman Stërmasi”. Kapiteni i Tiranës mposhti portierin Isli Hidi dhe vendosi baraspeshën

LEXO EDHE:  Lajmi i fundit/ Arrestohet ish-gjyqtari Alaudin Malaj

LEXO EDHE:  Vende dhe popuj, ky është kopshti nr. 17 i Tiranës!

21′ Devid i Kastriotit surprizoi Tiranën. Brenda zonës, sulmuesi brazilian nuk fali dhe e ndëshkoi portierin Visar Bekaj

21′ Apolonia ka ndëdhkuar skuadrën e Laçit me anë të sulmuesit Mario Gjata. Fierakët në epërsi

7′ Asani asiston sërish. Sulmuesi anësor krosoi në zonë, aty ku Solomon me kokë realizoi në portën e Skënderbeut

3′ Krosim nga Asani nga një goditje dënimi dhe Jurgen Bardhi me kokë arriti të befasonte portierin Dajsinani

Po luhen pjesët e para…

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Kontrata me Pfizer do zbatohet”/ Manastirliu: Mbi 10.000 doza do vijnë brenda janarit!

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thotë se marrëveshja me Pfizer për vaksinën anti Covid do të zbatohet dhe se 10.000 mijë doza do të mbërrijnë brenda janarit.

Gjthashtu ajo theksoi se qeveria shqiptare po pret përgjigje nga platforma COVAX për mbërritjen e vaksinave të tjera.

“Ashtu sikurse jeni në dijeni, ne kemi filluar vaksinimin me mjekët e frontit të parë. Jemi në pritje të vaksinave që priten të mbërrijnë brenda muajit janar nga marrëveshja me Pfizer dhe nga COVAX. Javën tjetër mund të kemi një përgjigje në këtë platformë të COVAX për të mësuar mbi kohën kur do vijnë. Kemi shpresa që dhe nga kjo platformë ku kemi parapaguar 4 mln dollarë, ku do të vaksinojmë 500 mijë qytetarë. Nëpërmjet marrëveshjes me Pfizer presim 500 mijë doza dhe vijojmë në fund të janarit. Ne jemi besimplotë që kontrata me Pfizer do zbatohet sipas afateve të parashikuara ku përshkruhet se ardhja e 10 mijë dozave do bëhet brenda janarit. Përsa i përket vaksinimit të 4 spitaleve ne po vijojmë. Janë rreth 1000 punonjës në 4 spitale. Janë 5000 mjekë dhe infermierë që janë më të ekspozuarit në vendin tonë, në reanimacione, urgjenca kombëtare. Me të përfunduar do kemi dhe një vaksinim të kombinuar. Ekziston dhe një kategori e riskuar, në shtëpitë e të moshuarve, ata që kanë sëmundje shoqëruese, po bëhet punë për identifikimin e tyre. Dua që tju bëjë të ditur që nuk do ketë vetëm një qendër vaksinimi. Do kemi qendra të tjera në qendra të tjera të vendit” – tha Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Jep dorëheqjen sekretari amerikan i Shëndetësisë, Alex Azar

Publikuar

-

Nga

Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Alex Azar, jep dorëheqjen nga kabineti i presidentit Donald Trump.

Në letrën e tij zyrtare të dorëheqjes, ai dënoi sulmin e javës së kaluar mbi Kapitolin.

Ai tha se do të lërë postin e tij në mesditën e 20 janarit, kur betohet presidenti i zgjedhur Joe Biden.

Në letrën e sekretarit Azar dërguar presidentit Trump, e cila mban datën 12 janar, thuhet se “sulmi ndaj Kapitolit ishin një sulm ndaj demokracisë sonë dhe traditës së kalimit paqësor të pushtetit që Shtetet e Bashkuara të Amerikës sollën për herë të parë në botë”.

LEXO EDHE:  Shpërndanin kokainë në Tiranë/ Në pranga katër persona

LEXO EDHE:  Thellohet skandali/ Kompania e konçesionit 128 milionë euro asnjë eksperiencë, filloi në Shqipëri

Ai shtoi më tej duke ju drejtuar presidentit: “ju lutem që të vazhdoni të dënoni pa dyshim çdo formë të dhunës, të kërkoni që askush të mos përpiqet të ndërpresë aktivitetet inauguruese në Uashington ose diku tjetër, dhe të vazhdoni të mbështesni pa rezerva kalimin paqësor dhe të rregullt të pushtetit më 20 Janar”.

LEXO TE PLOTE