LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Bomba molotov, dhunë, flakë e gazlotsjellës/ Protesta që "dogji" Tiranën

12 Maj 2019, 07:35, Aktualitet CNA

Protesta e djeshme e Opozitës degjeneroi në dhunë me protestuesve dhe Policisë.

Protestuesit u përleshën me Policinë, ndërsa kjo e fundit përdori ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Fillimisht protestuesit hodhën në drejtim të godinës së Kryeministrisë dhe Kuvendit të Shqipërisë bomba molotov, duke shpërthyer në flakë dy nga godinat më të rëndësishme në vend. Kaq është dashur që situata të përshkallëzohet dhe policia të ndërhyjë me gaz lotsjellës.

E njëjta situatë ndodhi dhe para Parlamentit dhe Policisë, aty ku protestuesit u zhvendosën më vonë.

Përreth 6 orë Tirana u shëndërrua në një betejë lufte, ku nuk munguan edhe të plagosurit si nga radhët e Policisë ashtu edhe nga protestuesit.

CNA.al sjell me foto këtë betejë që ndezi në zjarr kryeqytetin./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga