LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

 E vërteta e kërcënimit të kreut të OSBE?/ Ja si përgjigjet Lulzim Basha

12 Maj 2019, 16:40, Aktualitet CNA
 E vërteta e kërcënimit të kreut të OSBE?/ Ja si

 Gjatë takimit në selinë e Partisë Demokratike me gazetarët, kryetari i kësaj partie Lulzim Basha, është pyetur edhe për kërcënimin që i është bërë natën e shkuar ambasadorit të OSBE-së, Bernd Borchardt, por edhe për parrullat e shkruajtura në fasadën e hyrjes së pallatit ku ai banon. Fakte këto të përmendura nga Edi Rama gjatë konferencës mediatike dhenë paraditen e sotme.

“Natën është kërcënuar ambasadori i OSBE, pas deklaratës ku foli për organizatorë të dhunës kriminale,”- përmendi Rama, duke cituar tekstin e parrullës së shkruar me bojë para hyrjes: “Turp për ju!”

Për të dyja këto fakte, Lulzim Basha ka dhenë përgjigjen e mëposhtme:

“Nuk kam asnjë informacion që ndonjë ambasador është kërcënuar. Fjala Rama deklaroi sot është parantezë për gënjeshtër, unë nuk kam asnjë fakt që është kërcënuar ndonjë ambasador. Ke ndonjë fakt që ndonjë ambasador është dënuar? Parullat? Nuk bëj koment, çfarë parullash”./ CNA.al

Lajmet e fundit nga