LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhunimi i Dollapit/ Rama i kujton Bashës 4 të vrarët e 21 janarit

12 Maj 2019, 12:16, Aktualitet CNA
Dhunimi i Dollapit/ Rama i kujton Bashës 4 të vrarët e 21 janarit

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për mediat lidhur me protestën e mbrëmjes së djeshme të opozitës së bashkuar.

Sipas Ramës, policia ka reaguar me profesionalizëm dhe ai i përgëzoi forcat e policisë për durimin dhe përgjegjësinë që kanë tregaur.

Rama tha se duhet të ruajmë qetësinë dhe se nuk duhet të udhëhiqemi nga verbëria.

?Të ruajmë qetësinë. Nuk duhet të lejojmë që një veprim i udhëhequr nga verbëria të ndikojnë në jetët tona.

Shpreh respektin më të thellë për të gjithë drejtuesit e policisë së shtetit. Ashtu sikundër dhe dje, kanë treguar një profesionalizëm për t?u admiruar një vetëpërmbajtje, qetësi dhe një standard krejt të ri për historikun e uniformave blu pas rënies së komunizmit dhe kanë fituar me të drejtë admirimin e qytetarëve të këtij vendi.?

Ai tha se ne kemi një qasje tjetër ndaj protestës në krahasim me të shkuarën e afërt (duke iu referaur kohës së PD në pushtet).

“Kjo godinë në 2011 nuk u qëllua me asnjë guriçkë e jo më me bomba e me zjarrë dhe nga kjo godinë u urdhërua vrasja e 4 protestuesve të pafajshëm. U shkrehën karikator kalashnikovi mbi protestues të paarmatosur.”- ka thënë Rama në takimin me gazetarët në kryeministri./CNA.al

Lajmet e fundit nga