LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deri në 5 vite burg/ Loredana rikthehet në Zvicër

12 Maj 2019, 14:07, Aktualitet CNA
Deri në 5 vite burg/ Loredana rikthehet në Zvicër

Pas konferencës së dhënë në Kosovë ku u pyet në lidhje me akuzat e çiftit zviceran , Loredana Zefi është kthyer në Zvicër.

Sapo është kthyer, reperja është shoqëruar në polici për t?u pyetur në lidhje me mashtrimin e shtetases Petra Z. dhe bashkëshortit të saj.

?Duke u kthyer në shtëpi? ka shkruar Loredana Zefi në Instastory e cila duket se ka nisur jetën e saj normalisht.

Dy ditë më parë ajo publikoi edhe disa foto ku tregonte xhirimet për klipin e ri që pritet të dalë së shpejti.

Sipas portalit zviceran ?20minuten?, Loredana mund mund të dënohet deri në pesë vjet burgim ose me gjobë.

Në rast se dënohet për mashtrim, ajo nuk mund të qëndrojë në Zvicër, ku ka aplikuar edhe për nënshtetësinë të cilën me sa duket ende nuk e ka marrë.

Lajmet e fundit nga