LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi i Altin Goxhajt/ U helmua Tirana, Basha hesht, Avokatja e Popullit  mbron qeverinë

12 Maj 2019, 15:37, Aktualitet CNA
Denoncimi i Altin Goxhajt/ U helmua Tirana, Basha hesht, Avokatja e Popullit

?Gazi i hedhur mbrëmë është helmues dhe nuk mund të përdoret në protesta të tilla… Është helmuar Tirana… Gjithë bota është kundër dhunës policore dhe qeveritare vetëm këtu në Shqipëri bëhet sehir?,- ka qenë ky vlerësimi i Avokatit të njohur Altin Goxhaj,- dhenë nga studioja e TV “Fax”.

Ndërsa e ka konsideruar këtë sjellje të egër të policisë si akt kriminal, Goxhaj ka thënë që çudia është qe ende nuk ka një reagim juridik nga ana e kreut të PD, Lulzim Basha, ndonëse flitet për pasojat e rënda të sjella nga gazi.

Por i “pamëshirshëm” ka qenë avokat Goxhaj edhe më Avokaten e Popullit, të cilën e akuzon se është rreshtuar në krahun e mbrojtësve të qeverisë dhe policisë, duke anashkaluar detyrën e saj, që është rreshtimi në krah të popullit të helmuar

?Vetëm Luli refuzon të bëjë denoncime,analiza dhe raporte për nivelet  dhe llojin e gazit që u hodh dje. Është skandaloze që avokatja e popullit mbron qeverinë dhe policinë ndërkohë që ajo ka detyrë të mbrojë popullin. Luli mbron avokatën e popullit, ajo është në sikron me të kjo do të thotë që ka një sabotim të brëndshëm.

Arma kryesore e opozitës është përdorimi i gazit. Njerëzit mund të vdesin nga ky gaz. Profesorë të njohur  e kanë thënë këtë gjë. Në të gjithë botë nuk guxon të hidhet gazi në këtë mënyrë.

Fëmijët dhe foshnjat e Tiranës janë hemuar me gaz dhe PD nuk ka bërë asnjë veprim juridik, detyrohen të flasin, vetëm nëse pyeten nga media,?- vijoi më tej Goxhaj.

Më tej, në fjalën e tij, Goxhaj thotë  se zhvendosja e protestuesve nga Kryeministria drejt Kuvendit u bë me qëllim,  pasi ishte e vetmja rrugë që ti largohej vëmendjes së botës. Ai shprehet se Basha i ka të gjitha mjetet për të bërë një ndryshim por e vetmja gjë që bën është që konsumon protestuesit.

?Kjo protestë u përkrah nga populli .Pse Basha i zhvendosi protestuesit nga Kryeministria te Kuvendi? Për shak se në Kryeministri ishte vemëndja e gjithë botës dhe nuk mund ndodhnin aty skenaret e ndodhura… Protestuesit e partisë demokratike janë braktisur nga PD-ja, nëpër dyert e Gjykatës, ndërkohë ka një mobilizm të madh për zyrtarët dhe politikanë. Luli i ka mjetet dhe mundësinë të bëjë ndryshimin por ai vetëm sa konsumon protestuesit,?- u shpreh avokati./CNA.al

Lajmet e fundit nga