Connect with Us

Cili është mesazhi që i ka çuar Rama-Bashës?!

Aktualitet

Cili është mesazhi që i ka çuar Rama-Bashës?!

Publikuar

-

Basha dhe Rama pas marreveshjes se 18 Majit

Kujtoje mesazhin që të kam çuar kur i ke hyrë kësaj rruge”. Ky ka qenë mesazhi i kryeministrit Rama, drejtuar liderit demokrat Lulzim Basha, pas protestave të dhunshme të opozitës mbrëmë.

Megjithëse në qarqet mediatike dhe politike thuhet se Rama i ka thënë kohë më parë Bashës: Mos merr mendjen e Saliut dhe vetëm kur ta “vrasësh” do fitosh.

Një mesazh i koduar ky që përsëritet sot edhe si kumtesë e pazarit të 17 majit kur Rama dhe Basha u takuan për 2 orë dhe gjetën gjuhën e tyre të përbashkët. Ditë kur Lulzim Basha shiti PD-në dhe çadrën e 3 muajve, si mall në tregun çam për interesat e familjes së tij dhe 16 milionë eurove të tyre.

LEXO EDHE:  Zyrtare/S'ka takim Basha-Meta

Mesazhi i plotë i Ramës sot

E fundit që kam, unë e di që mund të tingëllojë si predikim në hava e mbase është dhe predikim në hava, por një mesazh kam për mikun tim rrugëhumbur, Lulzim Bashën. Kujtoje mesazhin që të kam çuar kur i ke hyrë kësaj rruge. Ka kohë, shumë kohë përpara dhe po ta përsëris prapë, nuk je vonë akoma të kthehesh nga kjo rrugë./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Jep dorëheqjen nënkryetari i bashkisë së Vlorës, Afrim Qëndro

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Nënkryetari i bashkisë së Vlorës, Afrim Qëndro, ka dhënë ditën e sotme zyrtarisht dorëheqjen nga posti i tij.

Mësohet se Qëndro është shpreur se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme.



“Unë në fakt nuk dorëzoj vetëm detyrën si nënkryetar bashkie, kam ardhur politikisht  me vendim të partisë socialiste që në 2016 si koordinator elektoral i PS për qarkun e Vlorës. E kam kryer këtë detyrë për disa zgjedhje. Unë mendoj se e kam përmbyllur më së miri. Kemi marrë rezultate zgjedhore shumë të mira”, ka deklaruar Qëndro.

LEXO EDHE:  Genc Pollo heq publikimin pro Ramës/ Ja postimi

LEXO EDHE:  Shënim/ Një kujtesë për Lulzim Bashën

Ndërkohë nuk dihen saktësisht shkaqet që e kanë shtyrë nënkryetarin Afrim Qëndro të marrë një vendim të tillë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha nuk e nxori me shkelma nga zyra/ Çlirim Gjata ia thotë troç Bashës: Kryetar pa parti

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar Sali Berishën, kundër statutit të Partisë Demnokratike.

Nga ana tjetër Berisha, ka zgjedhur që t’i kundërpërgjigjet, duke respektuar statutin dhe të gjitha rregullat e PD-së.

Çlirim Gjata ka tha se nëse nuk shkohet në votim, në fund fare mund të mbesin fare pa PD.



Berisha nuk dërgoi 5 mijë mbështetës dhe të nxjerrë Bashën nga zyra. Ai ndoqi një rrugë tjetër, atë të komunikimit me bazën e partisë dhe tha të shkojmë të forumet. Nuk ka kërkuar direkt shkarkimin e Bashës.  Berisha ka kërkuar votimin e vendimit nëse do të rrijë apo jo në Grupin Parlamentar dhe nëse fitoj unë Basha s’ka më vend në PD”, është shprehur Gjata në ABC Neës.

Sipas Basha mund të rrijë në PD për ta sjellë në pushtet amerikanët, por s’ do të ketë më PD,

“Nuk jemi në gjykatë për të përcaktuar kryetarin me gërma dhe pika. Lulzim Basha mund të rrijë në krye të PD dhe Berisha të mos mund të bëjë asgjë. Bashës mund t’i thonë amerikanë do të të sjellim në pushtet, por ai s’ka me çfarë të vijë në pushtet se s’do të ketë mbetur më PD”, ka thënë më tej Gjata./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Reagojnë ish-krerët e PD, Korçë/ Berisha i mirëpritur, Basha të dorëhiqet

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Ish drejtuesit e Partisë Demokratike në Korçë, janë pozicionuar në krah të ish-kryeministrit, Sali Berisha.

  Gjergji Papa

Ish kreu i PD në Korçë, Gjergji Papa ka thënë për CNA.al se doktor Berisha është mirëpritur në Korçë.

Unë ruaj një marrëdhënie të shkëlqyer miqësore me të. Besoj se do të vijë në Korçë dhe unë do jem prezent në takimin e tij” ka thënë Papa.

Papa theksoi se do të marrë pjesë në takimin e Berishës në “Foltoren me demokratët”, duke shtuar  se e ka mik Berishën dhe se ka një marrëdhënie shumë të mirë me të.

Edhe, Agron Azillari, i cili ka drejtuar PD në Korçë përgjatë viteve  2005 -2009

                      Agron Azisllari

kundërshton ashpër vendimin e  Lulzim, ndërsa deklaron për CNA.al se do të marr pjesë në takimin e liderit historic të PD , Sali Berisha, ‘Foltore me demokratët”.

“Jam me lëvizjen e z.Berisha dhe do marr pjesë në takimin që do të organizohet në Korçë. Shkak për të dalë kundër Lulit, është fakti i  vendimmarrjes duke anashkaluar rrugën institucionale, Kryesinë apo Këshillin kombëtar.etj, ka thënë Azillari për CNA.al.



Ai ka shkuar edhe më tej, duke thënë se shkelja e statutit nga ana e Lulzim Bashës ka qenë e vazhdueshme.

LEXO EDHE:  Rama flet për oligarkët/ Taksa e sheshtë ndihmon të pasurit, në një 1 vit marrin 50 milionë euro

LEXO EDHE:  Rama flet për oligarkët/ Taksa e sheshtë ndihmon të pasurit, në një 1 vit marrin 50 milionë euro

Edhe ish-drejtuesi tjetër i PD në Korçë, Andrea Mano, i cili u dorëhoq pas rezultatit katastrofik të 25 Prillit, tha se Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

                           Andrea Mano

Mendimi im është që Basha duhet të japë dorëhqjen dhe të ikë nga posti i kryetarit”, ka thënë ai.

Qartazi ish-krerët lokalë në Korçë në 16 vitet e fundit janë pozicionuar në krah të Berishës dhe kanë kërkuar largimin e Lulzim Bashës.

Në fakt artikulimi i Andrea Manos për dorëheqjen e Lulzim Bashës nga kryetari i PD, është artikuluar disa kohë më parë kur ky dhe një grup anëtarësh të kryesisë kanë dhënë dorëheqjen duke e lënë degë lokale pa kryetar dhe pa kryesi, pas përplasjeve të shumta që ndodhën në degët lokalë.

CNA.al ka kontaktuar dhe me disa drejtues të tjerë lokalë, anëtarë kryesie, sekretarë dhe nënkryetarë të degës të gjithë kanë thënë se do të jenë prezentë në takimin që do të zhvillojë ish-kryeministri Berisha në Korçë dhe shpresojnë që ky të takim të ndodh sa më shpejt dhe se do të jetë një nga takimet më të shkëlqyera që Berisha do të zhvillojë në të gjithë vendin./CNA.al

LEXO TE PLOTE