LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Arrestojeni, mbyteni"/ Zbulohen arsyet që e detyruan Dollapin të vraponte

12 Maj 2019, 09:10, Aktualitet CNA
"Arrestojeni, mbyteni"/ Zbulohen arsyet që e detyruan Dollapin

Sekretari për çështjet ligjore i Partisë Demokratike, Çlirim Gjata ka dhënë detaje mbi mënyrën e shoqërimit të Sahit Dollapit.

Me anë të një konference për mediat, Gjata, ka treguar edhe arsyet se cila ishin arsyet që e detyruan Dollapin të vraponte.

?Arrestojeni, mbyteni. Këto kanë qenë britmat e dëgjuara nga policia, prandaj edhe u largua?, u ka thënë Gjata, gazetarëve.

Sipas Gjatës, dëmtimet që ndodhën dje, ishin të rënda.

“Situata e mbrëmshme ishte tepër e vështirë. Mbi një orë është zoti Dollapi është mbajtur i arrestuar në polici dhe vetëm pasi çështja u bë mediatike, ai u soll me 4 makina policie për trajtim. Madje kanë qenë rreth 50 policë të cilët qëndronin këtu për të mos e lejuar të ikte, të cilët u tërhoqën pas nga Drejtoria e Policisë vetëm pas vizitës së Avokates së Popullit. Kjo është një situatë e tmerrshmE”, ka thënë Gjata./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga