LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trafikonin lëndë narkotike/ "Bistrica" prangos 13 persona

11 Maj 2019, 10:34, Aktualitet CNA
Trafikonin lëndë narkotike/ "Bistrica" prangos 13 persona

Policia ka arrestuar 13 persona nga operacioni antigrogë ?Bistrica 2019?. Arrestimet vijojnë ende, ndërsa është prangosur sot shtetasin E.M., 37 vjeç, banues në Patos, si pjesëtar i grupit të strukturuar kriminal që merrej me trafikim të lëndëve narkotike.

Operacioni antidrogë ?BISTRICA 2019? ,  i drejtuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka përfunduar dy ditë më parë,. Të përfshirë në këtë operacion kanë qenë, Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, si dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë dhe Fier.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 11 persona dhe janë sekuestruar 79 kg Cannabis Sativa, e fshehur në një automjet në vende të krijuara posaçërisht.

Sipas policies, gjatë operacionit, në kontrollet e ushtruara u sekuestruan edhe tre armë zjarri u vu në pranga një 52 vjeçar nga Mallakastra. Më herët në datë 05.04.2019, në funksion të këtij procedimi penal në Kapshticë, u arrestua edhe një pjesëtar tjetër i këtij grupi kriminal, ku u sekuestrua rreth 68 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Gjithsej në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 145.6 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa; 3 armë zjarri dhe municion luftarak, 4 automjete të markave të ndryshme; një sasi vlerash monetare, 14 aparate celularë me kartat Sim të markave të ndryshme. Nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer nga ky grup kriminal.

Lajmet e fundit nga