LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Ti po e nis nga vendi i origjinës"/Ardit Gjebrea uron Erion Isain për kandidimin si kryetar bashkie

11 Maj 2019, 13:13, Aktualitet CNA
"Ti po e nis nga vendi i origjinës"/Ardit Gjebrea uron Erion

Sot Partia Socialiste bëri publike listën e kanditatëve për të gjitha bashkitë e vendit, dhe aktori Erion Isai do të kandidojë si kryetar i bashkisë së Kolonjës.

Për këtë moderatori Ardit Gjebrea e ka uruar përmes një postimi në rrjetet sociale:

“Ukrainasit zgjodhën një aktor, komedian e regjisor si President të vendit, ndërsa Erion Isai po e nis nga vendi i origjinës. I mbarë qoftë rrugëtimi yt i sapo nisur!”- shkruan Arditi në postim.

I lumturuar nga këto fjalë, aktori ka falenderuar Gjebrean dhe e ka ripostuar foton e tij me mbishkrimin:

“Kur vlerësimi dhe mbështetja vjen nga Ardit Gjebrea, ajo është dyfish përgjegjësi. Faleminderit mik!”- janë fjalët e Erionit në foto.

Lajmet e fundit nga