LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shtypi i ditës, e shtunë 11 Maj 2019

11 Maj 2019, 06:25, Aktualitet CNA
Shtypi i ditës, e shtunë 11 Maj 2019

Këto janë faqet  e para të shtypit për ditën e sotme, e shtunë, 11 Maj 2019.

“Gazeta Shqiptare”, vjen me lajmin kryesor “Toka e dhëna me 7501, ja çfarë do të ndodhë”, për të vijuar më tej me informacione nga politika, “Sot, protesta e Opozitës, Basha: Zgjedhjet pa PD s ‘do të pranohen”.

Gazeta “Koha Jonë”, vendin kryesor ia ka kushtuar protestës së së sotme të Opozitës “Opozita: Sot ejani të rrëzojmë Ramën”, për të vijuar më tej me ngjarjen e dhimbshme ” Thellohet tragjedia në Letoni, vdes majori Klodina Tanushi”.

E përditshmja “Shqiptarja.com” , i ka bërë jehonë librit të ish-Presidentit Bamir Topi me titull ” Bamir Topi: 21 Janari, si më kërkuan Berisha e Basha të ndërhyja tek kryeprokurorja”, për të vijuar më tej me “Kryebashkiakëve iu hiqen tenderat, shkarkim administratës po u fut në fushatë”.

Edhe gazeta “Panorama”, është ndalur tek kompesimi për ata që kanë fituar pronat me 7501 ” Vendimi i Qeverisë, Tokat me 7501, kushtet e reja për të marrë tapinë”.

Gazeta “Tema”, vjen me lajmin kryesor “Masat e Qeverisë Rama për fushatën Zgjedhore,  Bllokon tenderat e bashkive, nën monitorim administrata”./CNA.al

Lajmet e fundit nga