LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Revolucioni për barnat/ Manastirliu: 70% vijnë nga Evropa

11 Maj 2019, 15:05, Aktualitet CNA
Revolucioni për barnat/ Manastirliu: 70% vijnë nga Evropa

Minstrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ishte e ftuar këtë të premtë ne emisionin ?Java në RTSH? ku foli për shërbimin e kujdesit shëndetësor, arritjet dhe sfidat.

Në panelin me analistët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli, ajo komentoi edhe ndryshimet në ligj, teksa u shpreh se pritet ngritja e dy organeve të reja.

Në editorialin e tij, Vangjeli u shpreh se ka vite që në Shqipëri luhet një luftë e shpallur ndaj mjekëve, që ka një kriminalizim të skajshëm të mjekëve, të cilët konsiderohen edhe si mbartës fundorë të korrupsionit.

Ai tha se askush nuk duhet të guxojë të ngrejë dorë mbi mjekun dhe askush nuk duhet t?i shohë ata si mishin që i hidhet turmës për shfaqjen e radhës.

?Ndryshe nguti i ikjes së tyre në emigracion, do të shndërrohet në ankthin e atyre që duan të rrinë në atdhe? ? shtoi analisti Lorenc Vangjeli.

Ministrja foli për një qasje të ndryshme ndaj mjekëve dhe pacientëve, që do të vijnë si pasojë e ndërhyrjeve në ligj.

?Është një ligj i kujdesit shëndetësor, i cili eshtë berë ë i plotë dhe që adreson e përballet me ato që bën sistemi. Reformat që ne kemi ndërmarrë në këto 5 vite janë konsistuar me një ligj. Kemi propozuar dy organe rishatzi. Këshilli Kombëtar i Shëndetësisë dhe i Pacientëve që do të jenë pjesë e paketës vendimmarrëse nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Sistemi i akreditimit dhe lidhja e tyre. Mjafton të merrje një licence dhe më pas i nënshtroheshe akreditimit. Ndryshimet ligjore që ne kemi propozuar i harmonizojmë. Duhet që çdo kandidat të propozojë kushtet bazë. Nga ana tjetër futet një koncept të ri auditi klinik, kështu ne shikojmë si zbatohen protokollet. Portali ?Infermierë për Shqipërinë? sot bën një lloj transparence dhe i jep prioritet profesonistëve. Ata që merr ti në sistem ,të kenë edhe edukim në vazhdim. Sistemi i edukimit në vazhdim rehabiliton në detyrë? ? tha Manastirliu.

Analisti Lorenc Vangjeli replikoi duke u shprehur se ligjet në vendin tonë nuk duhen shkruar në gjuhë evropiane dhe të lexohen si ballkanas.

Ndërkohë që ministrja komentoi edhe akuzat e ngritura ndaj mjekëve në raste sporadike, ndërsa tha se MSH është në krah të qytetarëve dhe i inkurajon ata për të denoncuar abuzimet.

?Unë e kam falënderuar menjëherë emisionin investigativ dhe inkurajoj këdo që të denoncojë këdo. Dëmi që shkaktojnë është i dënueshëm dhe rasti i bërë publik pak ditë më parë është në hetim. Shërbimi Onkologjik është ai më i investuari dhe ishte një akt i paprecedent sepse aty mbulohej 100 % shërbimi. Ne u përgjigjëm direkt me masat e ndërrmarra. Por disa që numërohen me gishtat e dorës nuk mund të përbaltin punën e atyre që janë të ndershëm? ? tha ministrja e Shëndetësisë në emisionin ?Java në RTSH?.

Ndërkohë që analisti Preç Zogaj u ndal tek ajo që cilësohet si shëndetësia falas. Ai përmendi gjithashtu edhe nivelin e pagave në shërbimin mjekësor.

?Qytetarët e sotëm nuk ndihen aksionerë në Shëndetësi. Ne e kemi zyrtarizuar vetë këtë marrëdhënie me pagat e ulëta dhe nuk është përgjegjësia e kësaj qeverie. Por pse pagat e mjekëve në Kosovë që është shtet i ri, janë më të larta sesa në vendin tonë? Në spitalet publikë, njerëzit duhet të jenë më shumë aksionerë dhe aksioner je kur paguan diçka. Kam frikë se duke thënë falas, e fendosim qytetarin në një pozicion ku tenton forma të tjera pagese? ? u shpreh analisti Zogaj.

Por ministrja Manastirliu tha se në 2017 pagat janë rritur me 10%.

?Taksa progresive kurseu një rrogë në vit për sektorin e shëndetësisë. Ne kemi zëvendësuar atë që nuk ka qenë alternativë në spitalet përkatëse. Kjo ka rritur dhe performancën? ? tha Manastirliu duke shtuar se një rritje më e madhe e pagave do të cenonte buxhetin e investimeve.

Sa i përket akuzave nga opozita, se në tregun shqiptar ka një sasi të konsiderueshme barnash të importuara nga Serbia, ministrja solli disa shifra.

?Tregu i barnave është i rregulluar me ligj ku përcaktohen edhe standardet. Nuk duhet të sygjestionohemi nga gojët e liga. Rreth 70 për qind e importeve vijnë nga Europa. Vijnë 13 % nga Turqia. 13 % nga Ballkani. Vetëm 2.7% e barnave vijnë nga Serbia. Barnat nga Serbia vijnë me dokumente që vërtetojnë çdo gjë përsa i përket cilësisë së barit.? ? tha ministrja Ogerta Manastirliu në emisionin ?Java në RTSH?.

Sa i përket tregut të farmacive, ajo u shpreh se bëhet fjalë për një treg të liberalizuar.

?Nuk ka një ligj që ndalon apo kufizon hapësirat. Ato farmaci që janë duhet të tregtojnë në kushtet e lejueshme. Për të pasur një standard ligji aktual nuk e ka. Po mendojmë të bëjmë një ligj. Të gjitha çmimet e barnave janë njëlloj me vendet e rajonit. Ne pafyshim jemi munduar që t?i ulim? ? tha ajo.

Manastirliu u shpreh se Shqipëria nuk është në krizë për infermierë, referuar largimeve kryesisht drejt Gjermanisë.

?Përsa i përket infermiereve nuk kemi një krizë. Përsa i përket mjekëve, janë disa vende që preken nga ikja e mjekëve. Ka 10 mijë mjekë në Itali që kanë ikur. E rëndësishme është që ne të hapim specializimin për mjekët.? ? tha ajo.

Ministrja u ndal edhe tek partneriteti Publik-Privat duke theksuar se PP është një instrument ligjor.

?Janë ndërtuar tre PPP dhe do të bëhet dhe një i katërt, për shërbimin laboratorik, në funksion të trajtimit të sëmundjeve. Nëse do të kishim bërë me paratë e buxhetit të shtetit ne nuk do t?ia arrinim dot? ? tha Manastirliu në panelin me analistët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli.

Lajmet e fundit nga