Connect with Us

“Refuzova Playboy për 70 mijë euro”/Spikerja me dekoltenë e zbuluar rrëfen sekretet e jetës së saj

Aktualitet

“Refuzova Playboy për 70 mijë euro”/Spikerja me dekoltenë e zbuluar rrëfen sekretet e jetës së saj

Publikuar

-

Enki Bracaj e pohon se koha kur jepte lajme me dekoltenë zbuluar në “Zjarr tv” e rriti audiencën e televizionit ku punonte.

Pas dy vitesh mungesë dhe ofertës për të pozuar në revistën e famshme “Playboy”, kthehet në ekran si pjesë e “Aldo Morning Show” dhe faqes ”Shërbimi Informativ Televiziv”, ku improvizon intervista me politikanë për “Çmendina Tv”. Për mënyrën e re të bërit televizion dhe prapaskenat e videove virale të supozuara me njerëzit e rëndësishëm në këtë vend, Enki flet në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

Pas një periudhe mungesë, rikthehesh në ekran si pjesë e “Aldo Morning show”. Cili ishte angazhimi yt këtë periudhë dhe kush ta bëri ofertën?

Kam qëndruar rreth dy vite jashtë ekranit. Arsyet ishin familjare dhe e ndieja të nevojshme të bëja pak pauzë. Rikthimi nuk ishte një ofertë, por interesim nga ana ime, pasi më pëlqente si program dhe u mirëprita me kënaqësi.

Nga spikere e lajmeve me dekoltenë zbuluar në “Zjarr Tv”, në një emision mëngjesi me audiencë. Ku ndryshon njëra nga tjetra si eksperiencë?

Veshja sigurisht. Te e para isha unë që solla audiencë (dhe këtë e them pa modesti), ndërsa tek “Aldo Morning Show” kishte audiencë të garantuar.

Katër vite më parë me telekomandë në dorë ftoje publikun të të ndiqnin në ekran për veçantinë që ofroje. Je penduar që në një farë mënyre ishte ti ajo që theve tabunë, duke dhënë lajmet me gjoksin e ekspozuar?

Absolutisht jo, pasi ishte ajo eksperiencë që më bëri dikush në botën e televizionit, por nëse do t’më propozohej sërish, nuk besoj se do ta kisha bërë.

Në atë kohë u prezantove si studentja 21-vjeçare nga Skrapari që studioje për Marrëdhënie me Publikun. Si do e përshkruaje “marrëdhënien” që ti krijove me publikun?

Dashuri nga ato që nisin më shumë vështirësi, pra, në fillim ishte e vështirë të thuhej me zë të lartë që: Po, më pëlqen, por më pas dashuri për punën dhe sakrificën e një 21-vjeçareje në atë kohë.

Deklarata jote se pa reçipeta mund të dilje vetëm në ekran, por jo në rrugë, bëri përshtypje. Ku dallon zhveshja skenike nga ajo e përditshme, në konceptin tënd?

“Veshja skenike” që nga emërtimi është diçka që nuk praktikohet nga kushdo në përditshmëri. Skena është ajo që e bën një personazh publik të jetë i njohur, gjithashtu i jep më shumë mundësi të eksplorojë në veshje, në stil, etj.. Në të përditshmen, gjithkush do të ndihet komod, ndërsa ekrani kërkon më shumë guxim, më shumë vëmendje.

LEXO EDHE:  Ndër të parat që pozoi nudo dhe pushtoi kopertinat e revistës Playboy/ Fotot më magjepsëse të Belen Rodriguez

Pavarësisht famës, vetëm në pak ditë ti vendose të lije punën. Pse u largove, dhe t’u hapën dyert më vonë nga studiot e lajmeve?

Sepse nuk kishte më asgjë që mund të më jepte ajo punë. Më konkretisht, kur një mision përmbushet (që ishte shikueshmëria) duhet të ketë një mision tjetër, pasi, në të kundërtën, do të bëhej monotoni edhe për publikun.

Nga fama që more, “Playboy” gjerman të bëri propozim për të pozuar nudo me 30 mijë euro, ofertë që s’e pranove pasi kërkoje 70 mijë euro. Je penduar dhe a kishe të tjera oferta pas kësaj?

E para, nuk ishin foto nudo, por mund të themi deri diku topless. Jo, nuk jam penduar, pasi e kam menduar gjatë atë ofertë, edhe pse 30 mijë euro nuk janë pak (Qesh). Oferta pata të ndryshme, por, sikurse dhe e thashë, kisha nevojë të pushoja pak.

Ndërkohë, me rikthimin je bërë hit në internet me dublimet për faqen “Çmendina”, ku shfaqesh ti përballë politikanëve të njohur. Ç’mund të thuash për prapaskenën e këtyre improvizimeve?

Për fat të mirë, edhe emisioni ”Shërbimi Informativ Televiziv” është mirëpritur nga shikuesit. Në prapaskenë është një punë dhe përkushtim maksimal si nga aktorët, por edhe nga drejtuesit. Një gjë është shumë e sigurt që edhe në prapaskenë ka pa fund të qeshura dhe harmoni mes stafit.

Mendon se, duke u bërë pjesë e këtyre videove për të qeshur, ke humbur shansin që një ditë t’i intervistosh vërtet politikanët?

Besoj se shumica e politikanëve e kanë kuptuar që është humor dhe që nuk ka asnjë tendencë për të ulur apo ngritur një parti politike, por besoj se ministri i Jashtëm, Gent Cakaj (i cili më bëri bllok menjëherë sapo doli intervista), nuk do të donte të më kishte as afër dhe jo më ta intervistoja.

Çfarë ka ndodhur në jetën tënde private këto kohë, je dashuruar dhe të kanë parë djemtë me sy tjetër pas punës si spikerja e guximshme në “Zjarr TV”?

Jo, nuk jam e dashuruar, por në pritje të Princit të Kaltër.

Shumë je komentuar për gjoksin, mendon se ke lindur me fat që ke këtë aset që vajzat paguajnë miliona për ta bërë me ndërhyrje?

(Qesh) Kur e mendon, me fat jam, se nuk do më duhet të shpenzoj para./Burimi:Panoramaplus

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Fatjonat” e Kuvendit që besojnë te ringjallja

Publikuar

-

Nga

"Fatjonat" e Kuvendit qe besojne te ringjallja

Lajmi sot është rihyrja e PD dhe LSI në Kuvend.

Të dalë nga dera kryesore e Selisë së Kuvendit, grupet parlamentare të PD dhe LSI sot deklaruan që po rikthehen nga dritarja.

Listat e Monës dhe Luli Bashës që u bënë objekt dhe target sulmesh nga ata që i pollën, sot u ndreqën.

Sot PD dhe LSI, dmth Luli Basha dhe Mona u rimishëruan te “Fatjonat”.

Tek ata që mirë ose keq arritën të bindin gjithë shqiptarët për nevojën e hapjes së listave.

Dhe që tamam atë ditë, deklarojnë vetë, me vullnet të lirë se hapja e listave është kundra integrimit.

Nuk kuptohet dot se pas cilit berihaj po turren kësaj radhe “Fatjonat” e Kuvendit, por ajo që duket qartë që kauzat e përfaqësuara nga Murrizi, Hajdari dhe të tjerë deputetë të opozitës në Kuvend, për “Fatjonat” ishin thjesht berihaji i radhës.

Sidoqoftë dihej që një ditë, të paktën 6 muaj para datës së zgjedhjeve, PD dhe LSI do duhet të akaparonin ndonje tip me status deputet.

LEXO EDHE:  Eurobondi rrit euron në tregun vendas, pasi bankat kanë blerë rreth 25% të borxhit të qeverisë

LEXO EDHE:  Rritja e dollarit në tregun vendas/ Ekspertët zbulojnë arsyet

U duhej patjetër të paktën një deputet që të përfaqesonte siglën LSI dhe PD në Kuvend.

Ndryshe do duhet të bënin xhiron e Gjergji Bojaxhiut dhe të mblidhnin firmat e mbështetësve.

Por PD dhe LSI nuk guxojnë.

Kerkuan referendum për ndryshimin e sistemit, kur mundet që duke mbledhur firmat e mbeshtetësve të kishin bërë secili referendumin e vet përpara popullit.

Por PD dhe LSI nuk guxojnë.

Ndaj u duhen “Fatjonat”.

Mos kujtoni se u futën për ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

U duhen për të ringjallur veten.

Dhe si çdo sekt, për të mbajtur gjallë vetveten i duhen ca si “Fatjonat” që besojne te ringjallja për vete.

Procesi ka nisur!

“Fatjonat” sapo deklaruan që do të refuzojnë ushqimin.

Për të fituar ringjalljen.

Ua kane premtuar Luli Basha dhe Mona.

U qoftë e lehtë rruga! /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Durrës/ Makina përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në Durrës/ Makina përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, në lagjen nr.17 të qytetit bregdetar.

Mësohet se një  makinë ka përplasur një fëmijë të moshës 6-vjeç  me inicialet A.B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gabimet në politikë dhe drejtuesi ‘de facto’ i LSI/ Kryemadhi nuk ia fal vetes që Rama u bë Kryeministër

Publikuar

-

Nga

Gabimet në politikë dhe drejtuesi 'de facto' i LSI/ Kryemadhi nuk ia fal vetes që Rama u bë Kryeministër

“Si ka funksionuar më mirë LSI gjatë kohës që drejtonte Ilir Meta apo Monika Kryemadhi”? I pyetur nga Roland Qafoku në emisionin Hard Talk,  vetë  Kryemadhi i dha përgjigje kësaj pyetjeje.

“Unë bëj garë politike dhe gara politike nuk ka të bëjë as me Ilir Metën dhe as me Monikën.  Kjo është gara politike e LSI-së dhe Monikës, nëse ne arrijmë qëllimin tonë objektiv për të kthyer ata 600 mijë të rinj dhe të reja që kanë ikur në tre vjet. Ajo që është akoma më e rëndësishme dhe ne ja ku e kemi sonte këtu, për t’a kthyer Shqipërinë në shtëpinë e shqiptarëve. Sepse unë mendoj që shtëpia është vendi më i rëndësishëm që shqiptarët kanë, është vendi më i shenjtë që shqiptarët kanë. Shtëpia dhe familja janë kisha dhe xhamia e çdo shqiptari.

LEXO EDHE:  Euro në pikiatë/ Zbret nën 123 lekë për herë të parë nga 2008

LEXO EDHE:  Eurobondi rrit euron në tregun vendas, pasi bankat kanë blerë rreth 25% të borxhit të qeverisë

Monika Kryemadhi gjithashtu iu përgjigj edhe pyetjes se cili është gabimi i saj. Të bësh Edi Ramën kryeministër. E kanë bërë votat e LSI-së në 2013. Dhe përveç kësaj të qënurit luajal në ekstrem ndaj Edi Ramës, është po përsëri… Nuk mund t’i qëndrosh luajal një njeriu që nuk është besnik”, tha ajo. /CNA.al

LEXO TE PLOTE