Policia hedh gaz lotsjellës ndaj protestuesve – CNA
Connect with us

Aktualitet

Policia hedh gaz lotsjellës ndaj protestuesve

Publikuar

-

Është tensionuar situata në protestën e opozitës para Kryeministrisë.

Ndërsa protestuesit kanë çarë kordonin e policisë dukë i vënë flakën edhe derës së kryeministrisë.

Policia ka hedhur gaz lotsjellës për shpërnadjen e turmës. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Çmendet” 30-vjeçari/ Godet babain më sëpatë

Publikuar

-

By

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje, ku një 30-vjeçar ka goditur me sëpatë babain e tij.

Mësohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D.V., 30 vjeç ka goditur me sëpatë 65-vjeçarin K.V, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autori është larguar nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar nga policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Gjici nuk tundet: Nuk tërheq asgjë, kam gjithë të drejtën e zotit për ta bërë

Publikuar

-

By

Kukësit i duhet një mrekulli për të kaluar në turin e dytë të Ligës së Europës. Humbja 3-0 në Hungari ndaj Debrecenit e bën thuajse një mision të pamundur kualifikimin, pasi duhet një fitore me katër gola diferencë. Mirëpo, te Kukësi kanë besim se mund ta bëjnë realitet një fitore të thellë për të kaluar turin.

Pas kritikave të shumta ndaj skuadrës për humbjen në ndeshjen e parë, këtë herë është vetë presidenti Safet Gjici, i cili në një prononcim për “Panorama Sport” shfaqet optimist për një përmbysje. Ai kërkon nga trajneri Gjoka të udhëheqë ekipin drejt një fitoreje që mund ta çojë te kualifikimi..

BESIMI

“Po e vëzhgoj me vëmendje punën e ekipit dhe stafit. Po shoh që po punojnë mirë këtë javë. Të gjithë e kanë kuptuar se rruga e vetme për të bërë hapa të mëdhenj është përmbysja ndaj Debrecenit në ndeshjen e kthimit. E pres këtë përmbysje dhe kalimi i turit më tej është detyrim. Gabimet e ndeshjes së parë duhet t’u jenë kthyer në mësim futbollistëve dhe gjithë stafit.

Unë kam besim dhe përshtypje se me inteligjencën e tyre do të dinë ta kapërcejnë këtë situatë. I kemi të gjitha kapacitetet e mundshme ta përmbysim këtë rezultat dhe të shkojmë më tej. Nuk dua të flas me emra të përveçëm, por dua t’i them gjithë ekipit apo edhe sportdashësve se çdo gjë arrihet me vullnet të hekurt dhe besim në vetvete.

Prandaj, unë i kam motivuar dhe mbështetur në çdo hap për të arritur sukseset. Suksesi i ekipit të Kukësit është suksesi i tyre personal, suksesi i qytetit të Kukësit dhe i futbollit shqiptar. Kalimi më tej është detyrim”, deklaroi dje Gjici.

KRITIKAT

Presidenti i Kukësit ishte mjaft kritik pas ndeshjes së parë, duke folur ashpër në drejtim të lojtarëve. Ai thekson se nuk i tërheq ato që ka thënë, por kërkon që këtë herë të ndodhë e kundërta, pra që futbollistët ta bëjnë të ndryshojë mendim me lojën në fushë.

“Sa për ato që kam thënë pas ndeshjes, nuk tërheq asgjë, madje kam të gjithë të drejtën e Zotit për ta bërë. E dini ju sa investime dhe harxhime ka kjo punë, janë djersa dhe gjaku im…?!

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

E bujshme nga Italia/ Milan kërkon të transferojë fituesin e “Topit të Artë”

Publikuar

-

Luka Modric ka qenë një nga ëndrrat më të bukura të verës se kaluar për tifozët e Interit. Një ëndërr e cila mund të bëhet realitet nga… Milani. Lajmi i bujshëm vjen nga “Sky Sport” në Itali ku është mësuar se ka diçka konkrete mes kuqezinjve dhe fituesit në fuqi të “Topit të Artë”, i cili refuzoi transferimin në verën e kaluar drejt Serisë A, por sheh situatën me një sy tjetër pas vitit të dështuar te Reali.

Sipas këtij burimi, drejtuesit kuqezinj sot janë takuar për këtë çështje me menaxherin kroat Vlado Lemic, për të pyetur me saktësi nëse Modric është gati që të ndryshojë ambient dhe për të bërë të qartë se do t’i kishte dyert e hapura të kuqezinjtë ku Boban e njeh shumë mirë dhe beson se do të ishte personi i duhur për rolin e liderit për të rinjtë që po afrohen në klub.

Në ndihmë të Milanit vjen fakti se te Reali nuk shohin më me sy të mirë rrogën prej 12 milionë eurosh që përfiton kroati, i cili në moshën 34 vjeçare ka humbur pak nga shkëlqimi i tij.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending