LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas zyrtarizimit të kandidatëve/ Rama surprizon gazetarët

11 Maj 2019, 10:06, Aktualitet CNA
Pas zyrtarizimit të kandidatëve/ Rama surprizon gazetarët

Kryeministri, Edi Rama, ka folur për mediat menjëherë pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, në kuadër të zgjedhjeve të 30 qershorit.

Rama ka thënë se mbledhja është bërë për të zyrtarizuar emrat e kandidatëve për kryebashkiakë në të gjitha bashkitë.

“Siç e dini, sot kemi pasur mbledhjen e kryesisë së PS, për të miratuar kandidaturat për 61 bashkitë si dhe për të diskutuar, për formësimin e listave përfundimtare për këshillat e bashkive. Nesër, të gjithë të deleguarit sipas qarqeve do të jenë nëpër qarqet përkatëse për të shpallur kandidatët, në prani të kandidatëve dhe grupeve drejtuese.”- tha Rama.

I pyetur lidhur me kandidatin e Peqinit, se përse nuk është vendosur ende përfundimisht, Rama ka thënë se ? Kemi vendosur për të gjitha bashkitë, kanë ngelur vetëm disa detaje të vogla që janë çështje qarqesh dhe s’ka asnjë problem, të deleguarit kanë mandatin për t’i konkluduar që të gjitha.?

Në fund të fjalës së tij, Rama disi i habitur që gazetarët nuk kishin më pyetje u thotë, “Kaq?!, Jeni bërë shumë të mirë edhe unë do bëhem shumë i mirë me ju.”

 

 

Lajmet e fundit nga