LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një snajperist kandidat për kryetar Bashkie/ Si u gradua në PS, gardisti i 21 Janarit

11 Maj 2019, 11:41, Aktualitet CNA
Një snajperist kandidat për kryetar Bashkie/ Si u gradua në PS,

Sot, Partia Socialiste ka publikuar emrat e kandidatë  për kryetar Bashkie.

Një ndër kandidatët është edhe Agron Malaj, i cili garon për Bashkinë e Burrelit.

Agron Malaj, nuk është emër i panjohur. Ai ka qenë personi, që drejtoi njësinë e ndërhyrjes dhe grupin e snajperëve, me 21 Janar 2011, ku mbetën të vrarë katër persona.

Sipas prokurorisë e cila ka hetuar vrasjen e katërfishtë në sheshin para kryeministrisë, Agron Malaj ishte caktuar në gadishmëri për hapjen e zjarrit me armë luftarake, në rast të çarjes së kordonëve nga hyrja e ministrave.

Madje, Malaj për këtë arsye u shkarkua nga detyra në tetor 2013 nga ministri i Brendshëm në atë kohë, Saimir Tahiri.

Por, pavarësisht shkarkimi, Malaj arriti të integrohej në Partinë Socialiste duke u emërua në poste të rëndësishme si në krye të OSSHE -së.

Vitin e kaluar opozita trumbetoi një skandal, ku sipas PD, Malaj duke qenë në krye të OSSHE i kishte dhënë fonde kompanise së Safet Gjicit në shumën 13 milion euro, vetëm për ruajtjen e OSHE me security./CNA.al

Lajmet e fundit nga