LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndërroi jetë në Letoni/ Basha viziton familjen ushtarakut

11 Maj 2019, 15:49, Aktualitet CNA
Ndërroi jetë në Letoni/ Basha viziton familjen ushtarakut

Mbrëmjen e djeshme ndërroi jetë në Letoni, Major Kodian Tanushi i cili u plagos pak ditë më parë gjatë një misioni të NATO-s ku humbi jetën nëntetarja shqiptare Zarife Hasanaj dhe ngeli plagosur rreshteri Julian Kapaj.

Mesditën e sotme kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vizitoi familjen e ushtarakut të ndjerë.

Basha i shprehu ngushëllimet familjes dhe kolegëve si dhe e konsideroi humbje të madhe për Shqipërinë.

Në këtë vizitë kryedemokrati shoqërohej nga ish deputeti Xhemal Gjunkshi i cili më parë ka mbajtur postin e Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga