LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Jam shqetësuar shumë,është e frikshme"/Moderatorja shqiptare acarohet nga komentet

11 Maj 2019, 13:25, Aktualitet CNA
"Jam shqetësuar shumë,është e

E ftuar së fundmi në emisionin ?Late Night Show?, moderatorja Einxhel Shkira foli për urrejtjen dhe mllefin e komentuesve në rrjetet sociale, dhe kjo gjë ka shqetësuar shumë atë por edhe familjen e saj.

?Jam lënduar nga lajmet, jam mërzitur shumë, mund të më kenë prishur punë, shqetësuar familjen. Janë shumë liberalë dhe nuk i shqetëson më shumë fakti se çfarë shkruhet tek lajmi sesa urrejtja dhe mllefi i komentuesve.Është e frikshme. Prindërit e mi kanë frikë të lexojnë komentet sepse të fillon dhimbja kokës, është të shkulësh flokët, një urrejtje për një person që as nuk e takon, as nuk hanë bukë bashkë, as nuk flenë bashkë, as komshi, asgjë.

Nuk e di sesi dikujt mund ti interesojë aq shumë jeta ime sa të komentojnë me aq shumë mllef këtë se kam kuptuar kurrë. Do mbetet një enigmë. Kjo është pjesa që më lëndon dhe mërzit?, përfundoi moderatorja.

Lajmet e fundit nga