LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-deputeti bën paralajmërimin e fortë/ Nuk keni parë asgjë, Ramën do ta tërheqin zvarrë

11 Maj 2019, 19:31, Aktualitet CNA
Ish-deputeti bën paralajmërimin e fortë/ Nuk keni parë

Ish-deputeti demokrat, Aldo Bumçi nga sheshi para Kryeministrisë është shprehur me tone të forta në drejtim të kryeministrit Rama.

Në një prononcim për mediat gjatë protestës, Bumçi tha se kjo nuk është asgjë, dhe se ajo që do të vijë do të jetë edhe më e rëndë deri sa të largohet vetë Edi Rama.

Gjithashtu ai tha se populli do ta tërheqë zvarrë kryeministrin Edi Rama.

?Ky njeri duhet të hapë rrugë që ky vend të kthehet në një vend normal. ka humb llogjikën dhe kujton se do tërheq popullin zvarrë, por jo. Populli do ta heqë zvarrë atë.

Ajo që do të vijë do të jetë edhe më e rëndë deri sa të largohet vetë Edi Rama.

Largimi i tij është i pashmangshëm.

Është muaji i 4 që protestojmë dhe kjo është asgjë. Populli nuk do pranojë Ramën ta dhunojë?, tha Bumçi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga