Ish-bashkëshorti e dhunoi për shumë vite/ Vajza falenderon nënën që nuk e braktisi – CNA
Connect with us

Kuriozitete

Ish-bashkëshorti e dhunoi për shumë vite/ Vajza falenderon nënën që nuk e braktisi

Publikuar

-

Programi “Dua të të bëj të lumtur” ka sjellë në ekranet tona çdo të shtunë histori dashurie nga më të ndryshmet që kanë lindur në moshë të re, por fatkeqësisht disa prej tyre nuk kanë pasur një fund të lumtur.

E tillë ishte historia e Meremes, e cila ishte dashuruar në moshë të re me dikë që ishtë 5 vite më i madh se ajo. Kur familja e saj e kishte zbuluar këtë lidhje nuk e kishin pranuar, por Meremja kishte vendosur që të martohej me djalin që dashuronte pa pëlqimin e tyre.

Meremja rrëfeu në studio se në filllim gjithçka shkonte mirë, por pas disa kohësh ish-bashkëshorti i saj kishte filluar të ushtronte dhunë fizike mbi të. Pavarësisht se ishin bërë prindër të një djali, ish-bashkëshorti i Meremes nuk kishte ndryshuar, madje mbi të kishte filluar të ushtronte dhunë dhe ish-vjehrra.

LEXO EDHE:  Dhunohet për shkak të detyrës mjeku në Vlorë

Meremja kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për t’i kërkuar falje prindërve për vendimin e nxituar dhe për t’i falenderuar për çdo gjë që kishin bërë për të. Në studio kishte ardhur vetëm mamaja e saj, Sadrija të cilës i’u drejtua me këto fjalë: “Dua të të falenderoj për gjithë këto vite që më ke mbështetur, për çdo sakrificë që ke bërë për mua. Më keni ndihmuar shumë, por fjalët nuk mjaftojnë për të të falenderuar për ato që ke bërë për mua”.

Sadrja rrëfeu se ishin ndjerë shumë keq kur kishin zbuluar që vajza e tyre ishte dhunuar për vite me radhë dhe tregoi sesa e vështirë është për prindërit kur fëmija divorcohet./Burimi Top Channel

Aktualitet

Çfarë kërkojnë burrat nga një grua që mos ta tradhtojë? Psikologu jep këshillat e vlefshme

Publikuar

-

ciftet qe postojne online

Të gjitha gratë duan që të kenë një marrëdhënie të lumtur dhe familje të shëndetshme me dikë , i cili nuk duhet ta tradhtojë kurrë.

Por cfarë duan burrat nga një grua në mënyrë që mos ta tradhtojnë kurrë? Psikologu dhe këshilltari i martesave Willard F. Harley, Ph.D. ka kryer një eksperiment dhe ka pyetur më shumë se 800 çifte dhe zbuloi se burrat  kanë nevoja themelore që duhet të plotësohen për të ulur shanset e tradhtisë.

Së pari, burrat kanë nevojë për gra fizikisht tërheqëse. Burrat nuk mund t’i vlerësojnë gratë e tyre vetëm për inteligjencën. Ato gjithashtu duhet që të jenë fizikisht tërheqëse

LEXO EDHE:  Dhunohet për shkak të detyrës mjeku në Vlorë

Së dyti, .burrat duan të argëtohen me gratë e tyre. Për burrat gjatë martesës është e rëndësishme që gruaja e tyre të bëhet një shoqe e ngushtë. Sipas psikologëve, qetësimi më i madh për burrat, është të shkojnë mirë me gruan.

Dhe së treti, burrat kanë nevojë që shtëpia e tyre të jetë komode. Burrat ndeshen me një sërë problemesh gjatë ditës, prandaj është e rëndësishme që në darkë shtëpia e tyre të jetë komode për t’u qetësuar.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Foto/Kostumi seksi që po ‘çmend’ të famshmet dhe po tregon linjat perfekte të trupit

Publikuar

-

Trendi më i fundit i cili po “pushton” Instagramin dhe të famshmet në botë por edhe ato shqiptare po e veshin, është kostumi super seksi  i cili është po ashtu dhe shumë i rehatshëm i cili është një nga koleksionet më të fundit të “Marine Serre”.

Vip-at si Beyonce , Bebe Rexha, Era Istrefi e kanë veshur këtë kostum dhe kanë treguar linjat e tyre perfekte.

LEXO EDHE:  Dhunohet për shkak të detyrës mjeku në Vlorë

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Mc Kresha përlotet në emision, kujton momentet e vështira gjatë Luftës në Kosovë

Publikuar

-

Një ndër reperët më të mirë të estradës shqiptare, Mc Kresha ishte i ftuar këtë mbrëmje në programin “Dua të të bëj të lumtur” për të surprizuar Gramozin, një prej të mbijetuarve të masakrës së Suharekës. Kresha ishte i pranishëm gjatë rrëfimit të historisë ku kanë mbetur të vrarë mbi 50 anëtarë të familjes Berisha.

I përlotur, artisti ndau me publikun një moment të vësshtirë, që kishte përjetuar Kresha dhe familja e tij gjatë luftës së Kosovës. Kur u pyet nga moderatorja Arbana Osmani, nëse e njihte këtë histori, ai pranoi se njihte shumë ngjarje të tilla.

Kresha rrëfeu se kur kishte qenë 13 vjeç, gjatë luftës ishte detyruar që të ecte në këmbë nga qyteti i Mitrovicës deri në Pejë, duke vazhduar udhëtimin për në Kukës. Gjatë këtij momenti, Kresha ishte ndarë nga familja, pasi kufiri ishte mbyllur. Familjarët e Kreshës ishin detyruar që të udhëtonin në këmbë për dy javë, mbi 300 kilometra gjatë territorit të Kosovës.

LEXO EDHE:  Mbi 50 njerëz të vrarë/ I mbijetuari tregon historinë 20 vjet pas masakrës në Suharekës

Gjithashtu, reperi shtoi se të njëjtin fat si familja Berisha e kishte pasur edhe vajza e xhaxhait të nënës së tij. “Kjo historia ime nuk është asgjë përballë historisë së Gramozit, ose atyre që ka kaluar vajza e xhaxhait të nënës sime, të cilët kanë pasur të njëjtin fat. 20 vite nuk është një gjeneratë e plotë, e këto janë plagë të cilat luajnë një rol pas luftës. Pasojat e luftës shfaqen dhe ndikojnë te një popull edhe pas dy dekadash”, tha ai./Burimi Top Channel

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet09:51 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet, Kosova pengon Gjuriçin/ Serbët mbushin qendrat e votimit

Sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Veri të Kosovës. Zgjedhje kanë nisur të qeta që në...

Aktualitet08:25 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet në Veri të Kosovës/ Nis votimi

Procesi zgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës, ka filluar në orën 07:00 ashtu siç ishte paralajmëruar. Aty votoi...

austria ne zgjedhje te parakoheshme austria ne zgjedhje te parakoheshme
Aktualitet21:59 - 18 Maj, 2019

Video-skandali i zv.Kancelarit/ Kryeministri austriak thërret zgjedhjet e parakohëshme

Kancelari austriak Sebastian Kurz bëri thirrje për zgjedhje të parakohëshme pas dorëheqjes së zëvendës kancelarit, që i dha fund koalicionit...

Aktualitet19:44 - 18 Maj, 2019

Iu zbulua lidhja me rusët/ Dorëhiqet zëvendës kancelari austriak

Zëvendës kancelari i Austrisë Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën. Vendimi vjen pasi dy gazeta gjermane, “Der Spiegel” dhe “Sueddeutsche...

Aktualitet16:44 - 18 Maj, 2019

Sherefedin Shehu thirrje demokratëve/ “Mos u bëni viktima të udhëheqësve pa princip”

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu në një postim në rrjetet sociale ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të përfaqsuesve...

Aktualitet14:34 - 18 Maj, 2019

Zyrtarit serb i ndalohet hyrja në Kosovë

Zyrtari serb, Marko Gjuriçi, edhe pse ka paralajmëraur më herët se do të vizitonte Kosovën në kuadër të zgjedhjes së kryetarëve...

Aktualitet12:57 - 18 Maj, 2019

Videoja që skandalizoi Austrinë/ Zëvendëskancelari jep dorëheqjen

Pas skandalit me publikimin e videos, zëvendëskancelari austriak, Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën. Kancelari Sebastian Kurz e pranoi dorëheqjen...

Aktualitet10:24 - 18 Maj, 2019

Shkëmbimi i territoreve/ Ish-deputeti tregon se çfarë ka premtuar Vuçiç

Ish-deputeti i PS-së, Tritan Shehu ka shkruar sot lidhur me aspiratën serbe për shkëmbim territoresh. Sipas Shehut, bashkëautorët e shkëmbimit...

trump thirrje kosoves dhe serbise trump thirrje kosoves dhe serbise
Aktualitet08:58 - 18 Maj, 2019

Dëbimi i emigrantëve të rinj/ Gjykata Federale e Apelit “rrëzon” Trumpin

Sipas një vendimi të Gjykatës Federale të Apelit, administrata Trump ka vepruar në mënyrë “arbitrare dhe kapriçioze”, kur kërkoi që...

Aktualitet10:48 - 17 Maj, 2019

Ndryshimi i ligjeve të imigracionit/ Trump, i thotë jo Lotarisë Amerikane

Presidenti amerikan Donald Trump paraqiti të enjten planin e tij për reformimin e sistemit të imigracionit, duke thënë se do...

Aktualitet08:31 - 17 Maj, 2019

Fushata e shtrenjtë elektorale e zgjedhjeve europiane në Itali

Zhurma elektorale mund të kushtojë shumë. Pak para zgjedhjeve europiane është duke e provuar Italia: Zëvendëskryeministri Salvini gjëmon kundër rregullave...

Aktualitet08:18 - 17 Maj, 2019

Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen

Nga AZGAN HAKLAJ – president i Unionit Artistik te Kombit Shqiptar Festivali që përflaki shpirtin e Kombit Tonë. Ky festival...

Aktualitet20:18 - 16 Maj, 2019

Sulmoi policinë në protestën e 11 majit/ Arrestohet një tjetër protestues

Policia ka arrestuar sot një tjetër protestues, pas shqyrtimit të pamjeve filmike nga protesta e 11 majit. Sipas njoftimi të...

Aktualitet19:42 - 16 Maj, 2019

Prokuroria në Kosovë fillon hetimet për përdhunimet nga forcat serbe

Prokuroria e Posaçme e Kosovës, tha të Enjten se ka filluar hetimet rreth një fotografie të publikuar nga deputetja Flora...

Aktualitet19:38 - 16 Maj, 2019

Eliminon lotarinë amerikane/ Plani Trump kufizon imigracionin masiv

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të shpallë të enjten propozimin e shumëpritur për imigracionin, një plan që ka si synim...

Aktualitet17:56 - 16 Maj, 2019

Reshjet e shiut/ Përmbytje në Fier, rrezikohen dhe banesat

Mungesa e pastrimit të kanaleve kulluese ka bërë që të përmbyten 15 hektarë tokë bujqësorë në Fier. Ngjarja raportohet në...

Aktualitet17:11 - 16 Maj, 2019

OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në këto zona të kryeqytetit

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka njoftuar ndërprerjen e energjisë elektrike në disa zona të kryeqytetit. Sipas njoftimit,...

Aktualitet18:40 - 15 Maj, 2019

Thaçi: Berlini as nuk hapi e as nuk mbylli ndonjë ide për marrëveshjen me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të mërkurën se takimi i Berlinit që u mbajt më 29 prill me nismën...

nderprerja e energjise nderprerja e energjise
Aktualitet18:15 - 15 Maj, 2019

Punimet në rrjet/ Tirana 8 orë pa energji elektrike

OSHEE ka njoftuar se me 17 maj disa zona në Tiranë do të mbesin pa energji elektrike. Ndërprerja e  energjisë...

Aktualitet17:27 - 15 Maj, 2019

Korça Folkfest Ballkan/ Dy netë në qytetin e kulturës

Në qytetin e Korçës, i cili ndryshe quhet edhe “Parisi i vogël”, do të mbahet edicioni i parë i “Korça...

Aktualitet13:40 - 15 Maj, 2019

Kur do të hiqen vizat për kosovarët? 

Ndërkohë që kryeministri i Kosovës, Haradinaj shprehet optimist për mundësinë e liberalizimit të vizave me Kosovën në Bruksel askush nuk...

Aktualitet20:34 - 14 Maj, 2019

Telekomi i Kosovës në prag të falimentimit

Në Kosovë parlamenti të martën debatoi me tone të ashpra në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga opozita, për...

Aktualitet20:28 - 14 Maj, 2019

SHBA: Qeveria të mos emërojë individë të pakualifikuar në poste të larta në Kosovë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur thellësisht të shqetësuara nga, siç thuhet, “veprimi i qeverisë së Kosovës për emërimin...

Aktualitet18:44 - 13 Maj, 2019

Aktpadi ndaj 20 kompanive farmaceutike/ Akuzohen për rritje artificiale të çmimit të ilaçeve

“Kemi prova të forta që tregojnë se industria farmaceutike është përfshirë në mashtrime me vlerë prej disa miliarda dollarësh në...

Aktualitet17:08 - 13 Maj, 2019

Bomba molotov në protestë/ Ministria e Brendshme paralajmëron Opozitën

Sot pritet të mbahet protesta e opozitës, ndërkohë që Ministria e Brendshme ka paralajmëruar organiziatorët për distancim nga aktet kriminale....

Aktualitet10:53 - 13 Maj, 2019

Ishte dënuar me 13 vite burg për vrasje/ Ndërron jetë shqiptari

Një shqiptar, nga Shkupi, i cili ishte dënuar me 13 vite heqje lirie ka ndërruar jetë në burgun e Idrizovës...

Aktualitet00:19 - 12 Maj, 2019

Protesta e opozitës/ Policia shoqëron 50 persona

Policia ka shoqëruar një numër të madh protestuesish pas përplasjeve të dhunshme mbrëmjen e sotme. Deri tani mësohet se janë...

Aktualitet23:34 - 11 Maj, 2019

Dhuna ndaj Sahit Dollapit/ Zëri Amerikës: E rëndë

Pas arrestimit të sekretarit Organizativ të PD-së Sahit Dollapi, ka reaguar dhe Zëri i Amerikës. “Një skuadër e shtuar policore,...

Trending

Read previous post:
Dhunë në protestën e opozitës/ 12 efektivë të lënduar në Spitalin e Traumës

13 persona kanë mbetur të lënduar për shkak të akteve të dhunës në protestën e sotme. Mësohet se janë lënduar...

Close